Shkodër, pezullohen 4 policët që kërcenin në dasmë, 1 mln lekë gjobë pronarit të lokalit
Reagon policia pas transmetimit në rrjetet sociale për një dasmë të organizuar në kundërshtim me Aktin Normativ për COVID-19 ku shiheshin edhe disa policë duke kërcyer.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiturdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli për nxjerrjen e përgjegjësive.
Policia ka evidentuar lokalin ku ishtezhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme,pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe.
Punonjësit e policisë që mbulojnë zonënpolicore Specialisti i Policisë Kriminale shtetasi J. R., Inspektori i policisësë zonës N. R., dhe dy punonjës tëPatrullës së Përgjithshme S. K., dhe A. M.) nuk kishin ushtruar kontroll përzbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe për këtë shkeljetë rëndë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janëpezulluar nga detyra.
Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. N; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C.