Filtrimi i kandidatëve në PD, më 25 gusht seleksionimi i parë

Pak ditë para shtatoritkur pritet të nisë “fortuna politike”, selia blu vijon punën për zgjedhjet eardhshme parlamentare që do të mbahen ne pranverën e 2021.

Anëtarët e Komisionit tëVlerësimit të Kanidaturave në PD, vijojnë të kalojnë në filtra emrat epropozuar nga baza për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Mësohet se është filtruarpjesa më e madhe e propozimeve. Me 25 gusht do të bëhet zyrtare përfundimii  seleksionimit të parë, ku vetëm 1 mijëemra do të kalojnë “vetingun”.

Udhëzimi i PartisëDemokratike parashikon kriteret që duhet të përmbushin kandidatët, të cilatlidhen me profilin që kanë në degë apo qark, integritetin dhe përgatitjen elartë profesionale si dhe standardet e dekriminalizimit dhe dekomunistizimit.

Ky proçes më pas do tëkalojë në fazë të dytë, në të cilën pritet të seleksionohen sërish ½ e emravetë mbetur në listë. Për të kaluar në filtrin e tretë nga i cili do të mbesinrreth 300 persona.

Pas kësaj veton përmesvotimit “një anëtarë një votë” do ta japë anëtarësia e kësaj force politike. Nëkëtë pikë nuk do të ketë votë pro, por vetëm skualifikuese. Kandidati që ka mëshumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm tëanëtarëve të Partisë në atë Degë apo Qark, hiqet nga lista e kandidatëve tëkonfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Lista e kandiatëve do tëzyrtarizohet në kryesinë e Partisë Demokratike dhe do të hidhet për miratim nëKëshillin Kombëtar.