KED ndalon gjyqtarin Shaqir Hasanaj që të kandidojë për në Gjykatën Kushtetuese
Gjyqtari Shaqir Hasanaj ndalohet që tëkandidojë për anëtar në Gjykatë Kushtetuese.
Një vendim i tillë u mor sot gjatë mbledhjes sëKëshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ku të pranishëm ishin përfaqësuesi iPresidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoime shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin ekandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteveligjore për kandidim, vendosi:
1. Ndalimin e kandidimit të kandidatit përgjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të: Z. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant,vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi iShqipërisë në datën 21.08.2019.
2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit përgjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të: Z. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant,vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Presidenti iRepublikës në datën 27.09.2019.