Mjetet e ujit në plazhe rrezikojnë pushuesit

Ky motor uji që kryenmanovra të rrezikshme u filmua nga kamera e Ora Neës në bregdetin e Shëngjinitkëtë të premte.

Vdekja  tragjike e 17 vjeçares gjatë xhiros me motoruji në plazhin e Velipojës duhet të shërbente si kambanë alarmi për autoritetetdhe ata që i përdorin këto mjete.

Por kjo duket se nuk kandodhur.

Pamje të tilla konstatonçdo ditë përgjatë vijës bregdetare nga zona e Kunes deri te Rana e Hedhun kunjë i ri u plagos disa ditë më parë.

Por fatmirësisht mjetet elundrimit lëvizin larg pushuesve, kjo dhe falë sinjalistikës së vendosur tapaktën në pjesën e qendrës së plazhit ku është edhe frekuentimi më i lartë i bregdetit.

“Kanë ato lëvizjet e veta, kështu afër jo.”

Stacionet e motorëve tëujit në Vlorë janë pranë plazheve ashtuquajtura të Luksit, Dhërmi, Himarë,Drimadhes, ndërsa janë shtuar gomonet dhe skafet në funksion të turizmit.

Edhe aty nuk mungojnërastet e shfaqjeve ne det.

Plazhet janë të ndara mesinjalistikë, në pjesën më të madhe, por sërish pushuesit thonë se ka raste kurrrezikojnë seriozisht.

“Në ujë na erdhën dallgë, se kalojnë pa kriter.”

“Janë të rrezikshme se kalojnë afër.”

Ata që skafet i kanëvendosur në shërbim të turistëve thonë se veprojnë duke respektuar rreptësishtrregullat e forta të lëvizjes në det.

“Mjetet tona janë shumë të sigurta, janë të kualiduara.”

Pas ngjarjes tragjike të17-vjeçares, motorët e ujit në Velipojë janë ndaluar të dalin në det deri nëverifikimin e dokumentacionit.

Por veç kontrolleve tëzakonshme, në të gjithë bregdetin nuk pati angazhim të shtuar nga agjencitë përtë verifikuar respektimin e rregullave të lëvizjes së mjeteve ujore që nëvazhdimësi kanë shkaktuar ngjarje të rënda në brigjet shqiptare.