Shqipëria në "luftë" për të siguruar vaksinën e sigurt për COVID-19
Shqipëri po mundohet që të sigurojë vaksinën e sigurt kundër Covid-19 nën udhëheqjen e OBSH
Nga Kombinati, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ekspertë të shëndetit publik të programit kombëtar të vaksinimit folën për sigurimin e vaksinës së COVID-19.
Ndërsa,shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino tha sepo punohet në disa drejtime për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër COVID19.
“Akoma Bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajse 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazën e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka inisiativa të ndryshme. Një inisiativë është inisiativa botërore e COVAX, një inisiativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”, - tha Bino.
Manastirliu dhe Bino deklaruan nga janë siguruar vaksinat falas kundër gripit, për kategoritë në nevojë në këtë zonë të Tiranës.
“Ne jemi të angazhuar për të siguruarprogramin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave tëgripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit tëShëndetit Publik”, - tha Manastirliu.