Peshkopi, digjet fusha e mbetjeve, tymi toksik dhe era e keqe përhapen në qytet

Një vatër zjarri ka përfshirë fushën eMbetjeve të bashkisë Dibër duke bërë që tymi dhe era e keqe të përhapet nëqytetet. Situata është kthyer në shqetësuese për banorët, ndërsa Bashkia pranonse normalizimi i situatës nuk do të jetë i lehtë.  Nga ana tjetër, paralajmëron se fajtorët dotë mbajnë përgjegjësi.

Këtopamje tregojnë situatën e krijuar në Peshkopi të premten pasi një zjarr u shfaqnë fushën e mbetjeve urbane në periferi të qytetit

Tymidhe era e rëndë u përhapën duke u kthyer në shqetësim për banorët.

“Na shqetëson era po nuk e di kush eka bërë.”

“Është si tip helmi.”

Ngritënshqetësim për rrezikun e pasojave shëndetësore, ndërsa nuk munguan as kritikatndaj pushtetit vendor për punën e dobët.

“Nuk ka kryetar bashkie.”

“Roja të rrijë aty, jo te shtëpia.”

“Bashkia të mbajë përgjegjësi.”

Bashkiae Dibrës në një reagim tha se zjarri në fushën e mbetjeve është i qëllimshëm,por autorët ende nuk janë zbuluar.

Zjarrfikësitkanë ndërhyrë për të vënën nën kontrolle situatën, por bashkia pranon senormalizimi i situatës në një kohë të shpejtë është e vështirë edhe për shkak tëndjeshmërisë së mbeturinave kundrejt zjarrit.

Bashkiae Dibrës thotë se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po e ndjek çështjen përtë gjetur shkaktarët, ndërkohë që paralajmëron se personat e ngarkuar përruajtjen e fushës së mbetjeve do të mbajnë përgjegjësi.