Stefa: Mësimi online ishte dështim, kam frikë se 1 muaj pas hapjes shkollat do mbyllen sërish

ArdiStefa, ekspert arsimi, në një intervistë për Ora News tha se duhet të hiqet dorënga mësimi online sepse u provua se ishte një dështim.

PërStefën, qeveria duhet të bëjë ndryshime rrënjësore sa i përket infrastrukturë mësimore.

Stefashtoi se qeveria duhet të ndërmarrë politika të guximshme dhe duhet që të rrisëbuxhetin për arsimin duke bërë edhe investime.

Stefa: Duhet hequr si opsion mësimionline për fillimin e shkollës, pasi u provua se ishte një dështim. Fillimi ivitit të ri shkollor në datën 14 shtator është veprimi i duhur. Ministria eArsimit ka dhënë disa udhëzime, të ngjashme me ato që propozuam ne. Vendimi iministrisë duhet të shoqërohet me masa të guximshme. Qeveria jonë nuk po mendontë bëjë ndryshime rrënjësore në raport me infrastrukturën mësime. Propozimet etyre janë afatshkurtrat se duket sikur, por presin që të dalë vaksina. Ne jeminë pritje se çfarë do të bëjnë vendet e tjera dhe pastaj të themi që jemi të suksesshëmnë sistemin arsimor.

Qeveria ka pasur mundësi qysh ngamuaji maj që të përgatisnin të gjitha masat. Duhet të përgatitet një strategjipër shkollat nga komiteti i ekspertëve. Të rritet numri i shkollave dhe i mësuesve,si dhe përmirësimi i sistemit elektronik. Ne kemi propozuar që të rritet numrii mësuesve që të ketë më pak nxënës në klasë. Në Itali dhe Greqi po rekrutohen mësuestë rinj për të përballuar situatën. Duhet që qeveria të merrte një politikë tëguximshme dhe të rishikonte edhe buxhetin e për Arsimit. Nuk kemi masa të tilladhe investime.

Stefatha se duhet që të rritet numri i mësuesve që japin mësim duke i rifutur nësistem.  

Stefa: Ne propozojmë që tërifuten në sistem ata mësues që kanë dalë. Po ashtu, mund të futen mësuesit qënuk janë futur në portalin mësues për Shqipërinë. Mund të merren edhe mësues ngaprivati të cilët mund të futen në sistem. Fare mirë mund të futen në sisteminarsimor edhe studentët e stazhit duke marrë një pagë 50-70%. Nga ana tjetër, nenuk shikojmë që shteti të ketë marrë masa për pritjen e nxënësve.

Stefau shfaq pesimist në lidhje me ecurinë e vitit shkollor, duke thënë se ka frikëqë pas një muaji, shkollat mund t mbyllen sërish.

Stefa: Kam frikë se do të hapet shkolla në 14 shtator dhe pas nja një muaji do të mbyllet prapë. Është një frikë që e kam. Nëse duam një arsim të shekullit 21, pa nxënës që janë analfabetë funksionalë. Arsimi nuk mund të bëhet më kështu. Mbajtja e maskat duhet të jetë e detyrueshme, që të shmanget transmetimi i virusit duhet të ulet numri i nxënësve në klasë. Deri në vaksinimin nga virusi, duhet të bëhet me orar të veçantë.

IntervistoiSiklajda Shorja, përgatiti A. Kurti