Turizmi në kolaps të plotë

Pandemia ka futur në kolaps të plotë sektorin e turizmit.Sipas të dhënave të INSTAT, në muajt prill maj qershor ky sektor ka funksionuarme 25 % të kapacitetit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Numri i vizitorëve në zonat jo bregdetare ka shënuar rënieme 92.4% duke regjistruar vetëm 13 mijë turistë.

Efektet i kanë ndjerë edhe zonat bregdetare, nga 102 mijëpushues që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar tashmë janëregjistruar vetëm  54 mijë vizitorë.

Fillimi i vitit gjithsesi ka qenë edhe më pozitiv duke shënuarvetëm një rënie të lehtë, por duket se ndalim qarkullimi i vendosur në mars kabërë dhe përfshijen e këtij sektori nga kriza.

Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të jenë kontribues të rëndësishme,pasi zënë më shumë se 30 % të vizitorëve, por dhe turistët që kanë mbërriturnga Italia dhe Gjermania kanë preferuar vendin tonë.

Edhe pse në masa të forta për parandalimin e koronavirusit,hoteleria u lejua të vazhdonte aktivitetin. Me këtë argument qeveria vendosi tambështesë vetëm me paketën e dytë të ndihmës duke dhënë pagën prej 40 mijë lekëshepër punonjësit si dhe duke i përfshirë në kredinë sovrane.

Edhe në kulmin e sezonit turistik numri i pushuesve është iulët, teksa menaxherët e hoteleve deklarojnë se kanë funksionuar me vetëm 45 %të kapacitetit.