Pogradec: I dehur qëllon me automatik brenda në lokal
Një sherr në gjendje të dehur qëpërfundoi me plumba rrezikoi të prodhojë një tragjedi në fshatin Bishnicë tëPogradecit.
Një 35 vjecar qëlloi në lokal meautomatik, në një kohë kur brenda ambienteve ndodheshin disa persona.
Për pasojë ka mbetur i plagosur BlediShahini.
Ai është dërguar në Spitalin ePogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën!
Autori i identifikuar si Spartak Çela,që sic thotë policia ishte në gjendje të dehur u largua menjëherë dhe ndodhetnë kërkim.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 0200 të mëngjesit, ku gjatë kësaj kohe, autori, i plagosuri dhe burrat e tjerë nëlocal kishin konsumuar alkool.
Burimet thonë se shkak u bë një debati nisur me fjalë, por detajet janë ende të paqarta.
Pasi ka marë njoftrimin, policia ePogradecit ka nisur kërkimet për 35 vjecarin, ndërkohë që ka arritur të gjejearmën që u përdor për sulmin në mes të lokalit.