Ardian Dvorani kërkon kthimin në KED
Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani kërkonkthimin si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi KLGJ deklaroimbarimin e mandatit të tij me kërkesë të Presidentit të Republikës.
Në një letër të dërguar kryetares aktuale të KED, VitoreTusha, Dvorani shprehet se mbarimi i mandatit të tij në Gjykatën e Lartë, nuk epengon në cilësinë e tij si anëtar i KED.
Duke njoftuar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e datës21 gusht, deri në sqarimin e çështjes, Dovrani kërkon që Këshilli i Emërimevenë Drejtësi të shprehet në lidhje me statusin e tij si anëtar.
Dvorani, i cili tashmë është gjyqtar i Apelit Administrativ,vë në dukje boshllëkun në ligje dhe në kushtetutë në lidhje me këtë çështjeduke theksuar se baza ligjore aktuale nuk ka asnjë rregullim konkret dhe tëshprehur, në lidhje me rastet kur anëtarë zëvendësues të KED, gjatë vititkalendarik të mandatit ndryshojnë funksionin të cilin kanë pasur në momentin erealizimit të shortit nga i cili janë zgjedhur.
Për këtë arsye, Dvorani shprehet se ndryshimi i detyrës sëtij nga gjyqtar në Gjykatën e Lartë në anëtar të Apelit administrativ, nuksjell asnjë pasojë në mandatin e tij 1-vjeçar si anëtar i KED deri në fund tëkëtij viti.