“The Economist”: Shifrat e frikshme, deri 2050 Shqipëria do mpaket me 26%
Ballkani popërballet me një krizë të uljes dhe plakjes së popullsisë që nëse nuk ndalet nëkëto vende do të mbeten edhe më pak njerëz.
Shkrimi I Tim Judah në “The Economist” tregon tre faktorët:Largimi në vendet e zhvilluara, ulja e lindjeve dhe vdekjet.
Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë njerëzit e rinj, tëtalentuar të largohen. Por ato nuk do të arrijnë të kapin pjesën tjetër tëEvropës pa njerëz të rinj, të talentuar, që do të gjeneronin prosperitet. Në tëgjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, dhe nëse situata nukndryshon edhe më shumë do të largohen”, shkruhet në artikull.
Në grafikun e paraqitur nga The Economist, për Shqipërinë parashikohet që popullsia do të reduktohet me 26% deri në vitin 2050, në krahasim me vitin 1989. Kjo është tkurrja më e madhe në Ballkan, me përjashtim të Bosnjës (-37%)-. Sipas grafikut, reduktimin më të ulët do e ketë Mali i Zi, me 3% dhe Kosova, me 11% (shih grafikun në fund).
