Covid-19: Shifrat ende të larta. Shtohen pacientët në spital, 16 më shumë se dje. Më shumë dhe në terapi intensive

Vazhdojnë shifrat larta të Covid-19 në vendit ku gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 864 testime dhe 152 persona janë konfirmuar pozitivë.

Ajo çka vihet re është se është rritur dhe numri i të shtruarve në spital. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar, informoi ministria e Shendetesise sot.

Nderkohe dje në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” trajtoheshin 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

" Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse " informoi ministria e Shendetesise.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.

Shërime- Në 24 orët e fundit janë shëruar 110 qytetarë, dukee çuar numrin e të shëruarve në 4096, që nga fillimi i epidemisë.

Vdekje - Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 pacientë, një 61 vjeçar nga Korça dhe një 83 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialeju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.  Të ruajnë distancimin fizik, të vendosinmaskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, tëkujdesen për higjienën personale. Bizneset dhe institucionet publike duhet tëzbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajturshëndetin e qytetarëve.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur ngaCOVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë UrgjencënKombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhurme mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (21  Gusht 2020)

Testime totale            54435

Raste pozitive              8119

Raste të shëruara       4096

Raste Aktive                3783

Humbje jete               240 (Qarku Tiranë 119, Shkodër34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 10, Lezhë 7, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipasqarqeve:

Tiranë                   1947

Durrës                  489

Shkodër                302

Fier                         177

Lezhë                    157

Korçë                    165

Vlorë                     146

Kukës                    123

Elbasan                118

Berat                     70

Gjirokastër         45

Dibër                     44

https://youtu.be/3YbApviNXdg