Peqin: Izolohen flakët, rrezikuan banesat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2020, 23:11
Flakët që ishin aktive që prej orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes, dhe që rrezikuan dhe banesat arritën të shuheshin rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme informon gazetarja e Ora News, Edisona Skenderi ne oren 16:00.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Peqinit shkuan edhe ato të Elbasanit dhe Rrogozhines.
Flakët iu afruan edhe shtëpive të banuara.
Në kodrën e ullirit flakët arritën të izoloheshin rreth orës 16:00 por në zonën afër spitalit të Peqinit situata vijoi dhe më vonë. Tashmë flakët janë nën kontroll. Janë disa vatra të vogla aktive por nuk janë të rrezikshme.
