Sarandë, e zë poshtë zetori duke punuar, vdes 67-vjeçari

Një aksident me zetor i ka kushtuar jetë një67-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Dyshohet se automjeti e ka zënë poshtë67-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë për në spital.

“Mbrëmjene djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohetse është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasinR. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugësdrejt spitalit.” – njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme nëlidhje me sqarimin e rrethanave.