Hague vizitë zyrtare në Beograd

Ministri i jashtëm britanik, William Hague po qëndron sot në Beograd, ku do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe me zyrtarë të tjerë.Hague më herët ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës mbi zbatimin e planit për normalizim të raporteve dhe ka bërë thirrje që ai plan të zbatohet sa më parë.“Vetëm përmirësimi i gjërave në terren do të garantojë vazhdimin e përparimit të anëtarësimit të ardhshëm në BE dhe siguri e stabilitet për njerëzit në Serbi dhe në Kosovë", citohet të ketë thënë Hague.