Samaras: Do ta fitojmë bastin

“Basti ynë është të bëjmë mrekullira dhe këtë bast mund ta fitojmë të gjithë së bashku. Mund të fitojmë dhe do të fitojmë”. Ky ishte mesazhi optimist i kryeministrit grek,  Antonis Samaras, gjatë asamblesë vjetore të Unionit të kompanive turistike greke (SETE).Samaras vuri në dukje se “kur një vend zhvillom një betejë të dhimbshme për të qëndruar në këmbë dhe për të ndërtuar të adhmen e saj në kushte të vështira të krizës, ka nevojë për t’u mbështetur diku dhe për të arritur fitore dhe turizmi është një mbështetje e tillë”.“Nuk po ecim, po vrapojmë, kemi vetëm një vit në qeveri, por i gjithë vendi duhet të vrapojë”, theksoi Samaras.Turizmi dhe flota tregtare janë kampionët e ekonomisë tonë, deklaroi kryeministri duke shtuar se këto sektorë do t’i dhurojnë ekonomisë një fitore të rëndësishme.“Flukset e turistëve në Greqi do të kalojnë çdo precedent dhe do të arrijnë në një nivel rekord. Edhe të ardhurat që do të lënë turistët tregojnë gjithashtu se do të jenë në një nivel rekord. Do të jetë një fitore për sektorin turistik, që punëson qindra mijëra njerëz dhe krijon të ardhura që rrjedhin në gjithë shoqërinë. Performanca e turizmit do të jetë një fitore, por edhe shpresë se mund të dalim nga tuneli, se po dalim nga tuneli. Më tej, është një tregues i një serie ndryshimesh strukturore dhe reformash, që rritin kompetivitetin e produkteve greke, por edhe tregues i ndryshimit të mentalitetit” shtoi Samaras.