OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 fierakëve të dënuar për trafik droge

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në qytetin eFierit, ku i kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave të dënuar për trafik tëlëndëve narkotike.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin eburimeve të pasurisë, shtetasve:

Gentian Jakupi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Edmond Golloshi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

Vladimir Golloshi, banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Enver Brahushaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.