Vrasja makabër, 44-vjeçari pranon ekzekutimin e nënës: Amanet vajzën dhe vëllain
I qetë dhe gjakftohtë, 44-vjeçari Olsi Çekiçi ka pranuar paragrupit hetimor autorësinë e vrasjes horror të nënës së tij të moshuar.
"Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllain" mësohet të jetë shprehur ai.
Çekiçi i preu kokën nënës së tij 70-vjeçare Firdesit dhe ja vari në derë.
Burimet bëjnë me dije se autori fillimisht e ka goditur mëdru në kokë nënën e tij dhe më pas i ka prerë kokën. U raportua se prerja e kokësështë bërë me thikë por grupi hetimor dyshon që ai të ketë përdorur kosën.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre. I plagosur mbeti dhe vëllai i Olsit që ndërhyri në konflikt.
Burimet bëjnë me dije se edhe 44-vjeçari pa pësuar dëmtime në pjesën e ballit dhe në trup.
Mësohet se në momentin që policia mbërriti në banesën e 44vjeçarit të lyer në gjak, ai e kishte ende në dorë armën e krimit.
Sipas Policisë, 44 vjeçari nuk ka bërë rezistencë ndërsa u kathënë efektivëve mos u afroni se do ju bëj pis, se gjaku është me magji.
Olsi Çekiçi vuante nga probleme të shëndetit mendor porrefuzonte të merrte mjekimin e rekomanduar nga mjekët.
Po kështy dyshohet se ai ishte edhe përdorues i lëndëvenarkotike.