Kanabisi, Veliu mbledh drejtorët policisë Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë: Asnjë tolerim!

Një takimrajonal për anti-kanabisin është zhvilluar në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Durrës.

Në takimka qenë i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu,së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtorin e Departamentittë Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Departamentit të SigurisëGjovalin Loka, zhvilloi një analizë ku morën pjesë drejtorët e drejtorivevendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë dhe shefat e komisariateve.

Drejtorii Përgjithshëm Veliu ka vlerësuar punën e deritanishme dhe ka kërkuar thellimtë masave duke intensifikuar veprimet në terren dhe në marrjen einformacioneve.

Veliutheksoi se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më ithjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo implikim, ndaj në ditët në vijimduhet të shtohen kontrollet në territor.

"Periudha që ka mbetur ështëperiudhë që e gjithë Policia të jetë në terren e jo në zyra. Të nxirrnipërgjegjësitë dhe atje ku janë konstatuar raste të kultivimit të ndëshkohenpersonat përgjegjës, qoftë nga radhët e Policisë, pushteti vendor, kryepleqtë efshatrave, inspektorët e pyjeve e të cilitdo institucion që ngarkon ligji mepërgjegjësi", - tha Veliu.

Aiporositi që me dronët dhe helikopterin e Policisë çdo ditë duhen ushtruarkontrolle e rikontrolle territori.

Grupete kontrollit nga toka të kontrollojnë imtësisht territorin, banesat ebraktisura, tunelet, serat e çdo vend tjetër.

Gjithashtuai porositi të shtohen kontrollet për goditjen e krimeve mjedisore.

Veliukërkoi më shumë angazhim në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë, meprioritet zonat bregdetare, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnëme armë apo me lëndë narkotike.

Drejtori u ndal edhe në intensifikimin e punës për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.