Korçë, shpërthen bombola e gazit në një apartament

Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në Korçë pasditen e kësajtë hëne (27 korrik).

Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur "Dyqanet e Gurta"

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i zjarrëfikëses e cila mbërriti nëvendngjarje për të shuar flakët.

Nga të dhënat paraprake dyshohet të ketë pasur rrjedhje gazi e për pasojëka shpërthyer.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë tësaj.