Koronavirusi, Kuçani: Mjekët bën gabim në fillim që thanë se virusi infekton vetëm të moshuarit

Gjatë javëve të fundit në Shqipëri është vënë re një trend rritës i kurbëssë pandemisë teksa është rritur numri i të infektuarve dhe i viktimave.

Gjithashtu është evidentuar se virusi ka infektuar dhe mosha të reja kujo pak prej tyre fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Mjeku Arben Kuçani shprehet se në fillim mjekët bënë gabim që dolën nëkonkluzione se koronavirusi prek vetëm moshat e mëdha.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se agresiviteti i virusit nuknjeh moshë. Kuçani i bën thirrje të rinjve që të evitojnë sa më shumëgrumbullimet masive për festa.

Kuçani: Gabimi mbase u bë që nga mjekët vetë nëfillim që fëmijët dhe të rinjtë nuk i kap, e kalojnë si një grip të lehtë. Atojanë vetëm rrezik për të moshuarit. Por pas 4 muajsh ne dimë shumë më tepërinformacione dhe nuk është e vërtetë që të rinjtë nuk i kap. Agresiviteti që kaky virus, është normale që do t'i prekë dhe të rinjtë. Tani po festojnë nëgrumbullime të gjithë bashkë dhe po infektojnë njëri-tjetrin. Natyrisht do t'izërë dhe ata. Nuk mund të bëjë të njëjtin efekt si tek ata që kanë sëmundjeshoqëruese por prapë ata duhet ta kuptojnë që pushimet e këtij viti nuk do tëjenë njësoj si ato të viteve të kaluara. Shumë vende menduan që nëpër plazheapo në kushte atmosferike të ndryshme, virusi nuk mund t'i kapë. Por nuk karëndësi kushtet atmosferike, a është shumë nxehtë apo ftohtë virusi vijon tëjetë prezent. Duhet rikthyer njëfarë ndërgjegjësimi i popullatës.

Ndërkohë për vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës nëpër lokale pasorë 20:00, mjeku Kuçani u shpreh se ishte një vendim i duhur.

Ai thotë se kjo eviton në maksimum grumbullimin e të rinjve si dhe ulrrezikun për një infektim masiv.

 Kuçani: Unë mendoj që ajo ështënjë masë që duhet të rri por sa do të zbatohet ajo është punë tjetër.Grumbullimi i njerëzve nëpër bare dhe përdorimi i alkoolit humb të gjithë vëmendjene personave. Pushimet verore tashmë nuk janë të njëjta, nëse ti do shkoje në njëbar për qejf, tashmë është me rrezik. Duhen lërë darkat dhe organizimet e mëdha.Nëse nuk ndalohen këto, numri i të infektuarve do të vijojë të rritet. Nuk e dise çfarë do të ndodhë më tepër që njerëzit të ndërgjegjësohen. Është epakonceptueshme të shkojnë njerëzit nëpër festa dhe nesër kemi numër të lartë tëinfektuarish. Ata që nuk infektohen thonë se nuk i kap ata ose i kanë kaluar.Janë supozime.

Gjithashtu, Kuçani vendosi dhe njëherë theksin tek përdorimi i maskave.

Kuçani: Heqja e maskave dhe lejimi i njerëzve nëpërbare solli në njëfarë mënyre humbjen e përqëndrimit dhe vëmendjes së popullatës.Lejimi i pushimeve solli dhe lëvizjen e njerëzve. Këtu në Austri koronavirusipo vjen nga Ballkani, kryesisht nga Maqedonia e Veriut ndërsa nga Shqipëria nukka shumë. Të gjithë mezi kanë pritur të mbarojnë shkollat dhe të vijnë mepushime. Kjo gjë detyroi shtetin austriak që të mbyllë kufijtë. Maska është edomosdoshme por në një ambjent të mbyllur me familjarët e tu është e pamundurta mbash apo me njerëz që njeh prej kohësh. Maska më tepër, në Austri marr sishembull përdoret në supermarkete apo në zyrat shtetërore, apo kisha,interpretohet më shumë në formën e kujtesës për njerëzit që nëse ato mbajnë njëmaskë, ato ruhen. Efekti i saj nga njëra anë është psikologjik në një kohë qëdihet që një autobus plot me njerëz disa e mbajnë maskën e disa jo, ata që nuke mbajnë janë më të rrezikuar.

Intervistanë studio  me gazetaren Matilda Mcini, përgatitiEndi Mullaj