KLP reagon ndaj komenteve të ONM-së: Prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, e kanë kaluar Vetting-un

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar nëlidhje me komentet e përfaqësuesit të ONM-në.

Këshilli në një deklaratë për shtyp shkruan semund të jetë indiferent ndaj deklaratave publike që lidhen me profesionalizmindhe integritetin e prokurorëve të SPAK.

Këshilli siguron se ka zhvilluar një proces tepërkërkues dhe transparent i cili zgjati plot 9 muaj.

Në deklaratë thuhet se të gjithë prokurorët qësot shërbejnë në SPAK, e kanë kaluar këtë sprovën e Vetting-ut.

KLP thekson se deklaratat publike (qofshinedhe personale) që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin eprokurorëve janë të qortueshme.

Së fundmi, KLP shton se çdo pretendim i këtijlloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuar nga ligji dhe në institucionete parashikuara nga ligji.

Reagimi i Plotë nga KLP-ja:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (Këshilli)është njohur zyrtarisht me komentet e përfaqësuesit të ONM gjatë një seancëdëgjimore të mbajtur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në datën17.07.2020 dhe reagimin publik të SPAK ndaj këtyre komenteve. Kujtojmë se sipasKushtetutës, Këshilli ka për detyrë të garantojë, midis të tjerash,llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të republikës, përfshi prokurorët eSPAK.

Për më tepër Këshilli është organ themelues iSPAK dhe mbikëqyrës sa i takon performancës dhe disiplinës së prokurorëve tëkësaj strukture. Në këto kushte ne nuk mund të jemi indiferentë ndajdeklaratave publike që lidhen me profesionalizmin dhe integritetin eprokurorëve të SPAK. Ne jemi të vetëdijshëm së suksesi i SPAK varet, në radhëtë parë, nga cilësia dhe integriteti i prokurorëve të saj. Me këtë bindje, nënjë përpjekje për të përzgjedhur prokurorët më të mirë, ne zhvilluam një procestepër kërkues dhe transparent i cili zgjati plot 9 (nëntë) muaj.

Në kuadër të atij procesi ne verifikuam nëdetaj profesionalizmin dhe integritetin e të gjithë kandidatëve. Kujtojmë sepavarësisht verifikimeve tona të thella, kushti mbi kushtet për të gjithë kandidatëtishte kalimi me sukses i sprovës se Vetting – ut. Të gjithë prokurorët që sotshërbejnë në SPAK, e kanë kaluar këtë sprovë. Natyrisht që integriteti dheprofesionalizmi i prokurorëve të SPAK nuk verifikohet vetëm një herë. Ështëdetyra e Këshillit të sigurohet në vijimësi për garantimin e standardeveprofesionale e etike të prokurorëve të SPAK. Në këtë kuadër të gjithainstitucionet dhe publiku i gjerë janë të ftuar të ndihmojnë Këshillin nërealizimin e kësaj detyre të rëndësishme.

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se SPAKështë institucion i ri i cili, mishëron aspiratën dhe mundësinë tonë më të mirësi shoqëri për arritjen e drejtësisë shoqërore përmes goditjes penale të krimittë organizuar dhe korrupsionit, me gjasë dy plagët më të thella të vendit. Nëkëto kushte, suksesi i SPAK, do të përcaktohet edhe nga imazhi publik iinstitucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku.

Pikërisht në funksion të garantimit të këtijbesimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë nëasnjë vend të botës, deklaratat publike (qofshin edhe personale) që venë nëdyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e prokurorëve janë të qortueshmepasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatshme për trajtimine çdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve. Çdopretendim i këtij lloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuarnga ligji dhe në institucionet e parashikuara nga ligji. Në të kundërtën çdodiskutim është i destinuar të jetë vetëm një opinion që vetëm cenon në mënyrëtë padrejtë imazhin, edhe kështu të brishtë, të institucioneve të reja tëdrejtësisë.