Vettingu në pritje të Strasburgut, Donika Prela sjell bashkëshortin me raportin mjekësor
Fenomeni i shtyrjes së proceseve po aplikohet dhe në të dyja shkallat evettingut KPK dhe KPA ashtu si në shumicën e gjykatave në vendin tonë.
Prokurorët dhe gjyqtarët synojnë shtyrjen e seancave dhe kjo në pritje tëvendimit të parë të Gjykatës së Strasburgut e cila pritet të japë një vendim nëfavor të tyre.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë dhjetra padi përvettingun në Shqipëri ndërsa pritet të shpallë vendimin për rastin e ish anëtaressë Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.
Vendimarrja e Strasburgut interpretohet më pas si një praktikë unifikuesepër mënyrën se si do të vazhdojë procesi i pastrimit të drejtësisë në Shqipërindërsa gjyqtarët dhe prokurorët ende në detyrë duket se presin një ndërprerje tëvettingut.
Këtë strategji duket se po e ndjek dhe ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda,Donika Prela për të cilën komisioneri publik ka kërkuar në KPA shkarkimin e sajnga detyra.
Prela nuk u paraqit këtë të hënë (27 korrik) në seancë por në vend tësaj u paraqit bashkëshorti i cili depozitoi një raport mjekësor me pretendiminse prokurorja ishte në pamundësi fizike për 2 javë.
Por tendenca për të shtyrë procesin u pa në një seancë më parë kuprokurorja kërkoi përjashtimin nga trupa gjykuese e dy gjyqtarëve, Ina Rama dheNatasha Mulaj me të cilat tha se kishte konflikt pasi kishte shqyrtuar apokishte në shqyrtim çështje të të afërmve të tyre.
Seanca e radhës u la për në 3 shtator ku komisioneri publik do tëparaqesë konkluzionet dhe më pas KPA do të japë vendimin për ish-drejtuesen eKrimeve të Rënda.
Ndërkohë për shkak të vettingut, vijon të pakësohet numri i gjyqtarëve nëGjykatën e Apelit të Tiranës. Pas Gjin Gjonit, edhe gjyqtari Alaudin Malaj ka paraqitur dorëheqjen si gjyqtar,kërkesë që nëse pranohet, ndërpret automatikisht vettingun dhe largon atë ngasistemi për 15 vjet.
Ndërkohë gjyqtarja e Apelit Administrativ, Blerona Hasa ka kaluar mesukses fazën e parë të vettingut pasi KPK vendosi konfirmimin e saj në detyrë.