Shkarkimi i Metës, kush nga deputetët votoi pro e kush kundër
Mazhoranca votoi pothuajse në bllok për të mosshkarkuar presidentin e republikës, Ilir Meta.
Raporti për mos shkarkimin e Metës u votua sot ne Kuvend nga 78 deputetë pro, 17 kundër dhe 8 abstenim.
Deputetët që votuan pro shkarkimit të presidentit janë: Eugen Bojaxhiu, Arlind Cacani, Gjetan Gjetani, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Mylym Murrizi, Elvis Meço, Kostaq Papa, Krenar Rruci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmodn Stojku, Ylli Shehu, Koci Tahiri, Halit Valteri, Alban Zeneli.
Deputetët që nuk votuan: Amra Borova, Spartak Braho, Tom Doshi, Ralf Gjoni, Rudina Hajdari, Edlira Hyseni, Ejlo Hysko, Enada kapllani, Lefter Koka, Ligoraq Karamelo, Aurora Mara, Nimet Musai, Erjon Piciri, Artur Roshi, Enver Roshi, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali, Fatmri Velaj, Sadi Vorpsi.
Deputetët që abstenuan: Fatmir Xhafaj, Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Andi Permeti, Halil Jakimi, Arben Elezi, Erjon Brace.
Pas pothuajse një vit hetime, mazhoranca u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e Presidentit duke dalë në fund me një raport për mos shkarkimin e tij.









