Meta kujton 100-vjetorin e Luftës së Koplikut: Një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë të shek. XX
Përmes një postimi në Facebook, presidentiMeta ka kujtuar “Luftën e Koplikut”.
Meta shkruan se kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë në shekullin e kaluar.
Për këtë shkak, Meta ka kujtuar me mirënjohje figurasi: Bajram Currit e Ahmet Zogut dhe qindra heronjve malësorë nga Dukagjini,Kopliku, Gruda, Traboini, Kastrati, Shkreli, Gruemira, Bajza, Grizha, Buza eUjit, luftëtarëve të paepur nga Plavë-Gucia, nga Kosova e nga Shkodra, si dhe vullnetarëve nga vise tëtjera shqiptare.
Meta: Lufta heroike në mbrojtje tëkufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”, në zbatimtë vendimeve të Kongresit të Lushnjës, është një nga ngjarjet më të rëndësishmenë historinë tonë të shek. XX. Kjo luftë është simbol i qëndresës,atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq për mbrojtjen, deri në sakrificën mësublime, të integritetit territorial të shtetit shqiptar, të pavarësisë esovranitetit të tij.
Në100-vjetorin e kësaj lufte, kujtojmë me nderim e mirënjohje dhe përulemi paraveprës së figurave të shquara të kombit, Bajram Currit e Ahmet Zogut dhe qindraheronjve malësorë nga Dukagjini, Kopliku, Gruda, Traboini, Kastrati, Shkreli,Gruemira, Bajza, Grizha, Buza e Ujit, luftëtarëve të paepur nga Plavë-Gucia,nga Kosova e nga Shkodra, si dhevullnetarëve nga vise të tjera shqiptare, që, të frymëzuar nga ndjenjat më tëlartë të atdhedashurisë, dhanë gjithçka për mbrojtjen e kufijve territorialë tëShqipërisë.
Malësiae Madhe, fisnike dhe e mençur, e cila mbajti peshë të rëndë në këtë luftë, edhekësaj here dëshmoi se është krenaria dhe nderi i kombit. Lufta e Koplikut i dhanjë impuls edhe më të fuqishëm Luftës për çlirimin e Vlorës dhe mbarëShqipërisë