Hipoteka e Fierit vatër infeksioni: Preken familjarët e punonjësve, infektohet dhe një shitëse

Shkon në 78 numri i personave te prekur nga Covid-19 në Fier.

Vetëm në ditën e sotme janë zbuluar 8 raste te reja në Fier dhe 1 nëMallakastër.

Në listën e personave të prekur me Covid-19 kane dalë anëtaret e tjerë tëfamiljeve të  punonjësve te hipotekës,një shitëse dhe një tjetër rast në Kuman.

Mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponesh, ndërsa pritet pergjigja e rezultatit te tyre.

Pjesa më e madhe e rasteve pozitiv janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore nga mjekët e familjes.

Në 24 orët e fundit në vend, u shënuan 6 viktima nga Covid-19, dhe u regjistruan 117 raste të reja.