Spaho: Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Ramës kundër Metës, Venecia i vuri vulën drejtësisë

Përmes një postimi në Facebook ish-deputeti iPD-së Edmond Spaho shkruan se sot mori fund maskarada antikushtetuese e EdiRamës kundër Presidentit të Republikës.

Spaho shkruan se presidenti Meta ka respektuarKushtetutën pikë për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë.

Për Spahon mazhoranca aktuale refuzon që tëvulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë.

Spaho: Sot mori fund maskaradaantikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij tëdrejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën eqytetarëve për të zgjedhur. U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta karespektuar Kushtetutën pikë për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisëkushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

Votimetmoniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është njëpakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo mazhorancë refuzuesemezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilinvendi ka kaq shumë nevojë.