Meta nis riorganizimin per referendumin: Po afron ora, populli të rimarrë sovranitetin!
Presidenti Ilir Meta bëri të ditur se ka nisur riorganizimin për të vijuar nismën që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet.
Përmes një postimi në facebook, sot pasdite, pikërisht ditën kur një vit me parë u vlerësua dhe me "Luanin e Artë" Meta kujton 2 marsin dhe shkruan se ka ardhur ora që populli të rimarrë sovranitetin:
"Populli flet vetë me zërin dhe votën e tij! Po afron ora që të rimarrë tërësisht sovranitetin në duart e tij".
"1. - Deputetët 100% nga Populli.
2. - President i Republikës nga Populli.
3. - Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.
Vota ne parlament
Reagimi i kreut të shtetit erdhi pak orë pasi parlamenti vendosi të mos propozojë shkarkimin. Raporti i komisionit të posaçëm mbi ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit për zgjedhjet vendore dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, u votoi me 78 vota pro dhe 17 kundër. Raporti theksonte se shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti nuk ishin të asaj shkalle sa të justifikojnë shkarkimin e tij.
Rama: I pari uroj te jete i fundit
Nga foltorja e Kuvendit, para votimit te raportit, Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën, por mazhoranca do t’i nënshtrohej opinionit të Venecias.
Edi Rama: "Që Presidenti është në shkelje dhe jeton duke shkelur Kushtetutën vijimësisht në atë zyrë, kjo as nuk ka diskutim. Por, përtej Kushtetutës, Presidenti ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme etikën e atij institucioni, ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme atë që është arsyeja e ekzistencës së institucionit të Presidentit, që është: Të jetë simbol i unitetit kombëtar dhe të jetë mbi palët dhe jo të bëjë mitingje me një palë kundër një pale tjetër.
Është i pari dhe uroj i fundit dhe kur them uroj, kam parasysh ndonjë president tjetër shqiptar, nuk kam parasysh presidentë të tjerë në republika parlamentare as në Europë, as në Afrikë, as në asnjë kontinent, pra të jetë i fundit që del në miting për të kërkuar nga populli të rrëzojë qeverinë."
Ilir Meta: Armiqte e popullit
Ndërsa presidenti e mbylli mesazhin ne facebook duke i kujtuar se eshte i vendosur ti shkoje deri ne fund iniciatives per miratimin e ligjit per referendum.
Ilir Meta: "Duke kujtuar 1-vjetorin e "Luanit të Artë" të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.
"Populli i 2 Marsit është garancia më e mirë. Populli nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet."
.