Fishta për Shqiptarinë dhe Albanologjinë

Albanologu Robert Elsie, përkthyesi i veprës madhore të Fishtës shkruan”“Lahuta e Malcisë” është një kryevepër e cila ka vend në radhën e eposeve tëmëdha botërore … e kam quajtur “veprën e parë letrare që i përket Botës”

Viti 2020 është viti i personalitetit më të shquar shqiptar, ku nëvleresimin e Dr. N.Jokl shkruhet:

“Shqipnia pati nji fat t’madhe t’jashtzakonshëm, shka nuk e patën popujt etjerë,veçse mbas qinda vjetësh të nji jete letrare, pat të madhin, tënaltuemin, përmbi t’gjithë, atë, që u pshtet në popull t’vetin e n’gjuhën e tije që me vjersha t’veta ndezi flak zemrat n’popull, pat zhenin poetike t’AtGjergj Fishta…..Koha e ardhshme ka me dijtë me çmue edhe ma mirë “….Dr.NorbertJokll Abanolog me prejardhje Hebre (përkthimin e gjeta në dialektin verior)

Fishta ishte një individ që i përkiste të gjithëve me pseudonimin GegëToska, sepse me modestinë, tolerancën dhe rrafshimin e diferencave nën emrinshqiptar fitoi madheshtinë dhe pavdekësinë.Me punën e parreshtur studimore,krijuese, shkencore, u bë Ai vetë Institucion i shqiptarisë dhe albanologjisë.

Lajmi i shumëpritur i hapjes së katedrës Albanologjike në Universitetin mëtë vjetër katolik DePaul në Çikago na kujton përpjekjet e Fishtës 100 vjet mëparë, në këte fushë si pasionant i gjuhës shqipe.

Për këte të kujtojmë përpjekjet e Fishtës, drejtuar autoriteteve pushtuese( ashtu si edhe Noli )që të shpëtonin Albanologun me prejardhje hebre ngaHollokausti, që edhe sot mund t’ i shërbejë lektorëve për organizimin eKonferencave për Holokaustin dhe shpetimin e Hebrejve në Shqiperi gjatë Luftëssë Dytë Botërore. Ishte Fishta vullnetmirë që i drejtohet autoriteteve të lartaitaliane ku shkruan:” Qendra jonë e studimeve shqiptare do donte nji impuls tëdukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës, ku me inisiativen e tij poorganizohet nji grup të rinjsh, veçanërisht të përkushtuar ndajAlbanologjisë”…Në këte gjithëpërfshirje Fishta si institucion më vete duhet tëjetë prezent edhe në Amerikë që t’ju flasi jo vetëm shqiptarëve por edhe etnivetë tjera të interesuara në albanologji. Statuja e tij nuk është për dekor pordo të sjelli filozofinë e tij kombëtare siç e përshkruan Prof.Çabej :

“Ky burrë me pamje madheshtore, që në të folur I dashur dhe I kthjellët,mik i kallzimeve të këndshme aq tërheqëse si njeri, sa ka qenë origjinal e imadh edhe si shkrimtar”.

(marrë nga studimi “Poeti shqiptar, Gjergj Fishta”E.Çabej)

Kur Italianët emigruan në Amerikë sollën me vete, dy monumente,kushtuar

dy përfaqësuesve të mendimit progresiv të vendit të tyre : Mazzinin edheGaribaldin bashkë me

to edhe filozofinë, kulturën dhe revolucionin që I sollën Italisë bashkiminkombëtar.

Idetë e tyre I përkrahu Presidenti Willson. Kur ishte në Paris 1919 vizitoiMonumentin e Mazzinit në Itali,.ku u përkul me respekt përpara ideologut tij,duke shprehur mirënjohjen për frymëzimin që mori nga themeluesi iRisorgimentos, duke krijuar kështu, Filozofinë Willsoniane, siç e cilësoiFishta në fjalimin historik të Konferencës, në Paris. Edhe Fishta kështuveproi, kur ishte në Paris me 1919 e vizitoi në Itali, Atë De Martinon 90vjeçar, ithtar i Mazzinit, duke shprehur konsideratat më të larta për mësuesine tij. Ja, sa afër janë njerezit e mençur, kur i bashkon mendimi i lirisë dhepavarësisë së popujve. Shqiptarët kanë detyrimin e madh ndaj Fishtës për tapasur prezencën e tij kudo ku janë, në diasporë, sepse është nder për kombintonë dhe histori kulture gjithëpërfshirëse për etnitë e tjera.

Në të vërtetë, Fishta erdhi në vendin e Statujës së Lirisë, me 8 Mars 1922dhe realizoi njohjen diplomatike të Shqipërisë si shtet i pavarur. Ishte vizitae parë dhe takimet me zyrtarë të lartë dhe senatorë katolikë amerikanë. Kjopërpjekje e bëri arkitekt të marrëdhenieve diplomatike midis Shqipërisë dheSH.B.A.-së . Ne u jemi mirënjohës të huajve që kanë luajtur rolin eambasadorëve për

përhapjen e kulturës shqiptare. Albanologu , shkrimtari e përkthyesi RobertElsie(1950-2017) ia kushtoi gjithë jetën Albanologjisë, ku shkroi 60 libra dheartikuj për letërsinë, etnografinë,mikpritjen …. dhe I përhapi kudo nepër botë. Në përkthimin e kryeveprës së Fishtës shkruante: “Lahuta e Malcisë” është njëepos kombëtar, është një kryevepër e cila ka vend në radhën e eposeve të mëdhabotërore…në botimin anglisht të Fishtës e kam quajtur “Veprën e parë letrareshqiptare e cila i përket botës”

Në qoftë se Fishta i bëri Monument Malcisë Madhe me kryeveprën e tij,Robert Elsie kërkoi të Varrosej me kostum kombëtar në Alpet shqiptare ku Muranae tij u bë një përmendore për përkthyesin e Lahutës së Malcisë, sepse ishte Aiqë nepërmjet përhapjes së veprave tij lartësoi vlerat e kombit shqiptar :Besen,trimërinë, dhe virtytet e tyre edhe atje në vendet, ku nuk ishinshqiptarët.

( R.Elsie ishte lindur në Vankuver të Kanadasë dhe kishte studiuar nëUniversitetet më të larta të Evropës për filologji klasike dhe gjuhësi(Paris,Bon, Dublin). Edhe pse i doktoruar në perëndim, Robert Elsie, u lidhshumë me Shqipërinë e Kosovën. Me 1978 vizitoi Shqipërinë disa herë,ku moripjesë në shumë takime shkencore. Si luftëtar për çështjen e Kosovës dhekulturën shqiptare Ai u bë Anëtar i Akademisë së shkencave dhe Arteve tëKosovës dhe Anëtar nderi i shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës, ku do tënderohet përjetë.)

Unë si mësuese letërsie në disa dekada, kam detyrimin të shkruaj dhe tëflas me zë të lartë,për Poetin e Madh, dramaturgun, përkthyesin,pasionantin eveçantë për gjuhën shqipe,kur gjatë veprimtarisë time nuk pata guximin tëcitoja një herë , përpara nxënësve, poezitë e tij Hymne.

Në se e shohim Fishtën si mësues Ai do të na mësojë në vazhdimësi…..Fishtae deshi mësuesinë dhe e quajti “Zeje të shenjtë” duke qenë një nxënës Izellshëm u përgatit nga ana shkencore -pedagogjike sipas kërkesave të kohës,duke shfrytëzuar mendimin bashkëkohor evropian për ta ngritur në lartësi anënmësimore-edukative në shkollë. Kur ishte deputet në Parlamentin Shqiptar,diskutimet e tij brilante për arsimin janë të vyera edhe për ne sot, perzhvillimin e kulturës dhe të arsimit shqiptar. Fishta, edhe pse ishte pedagog ishkëlqyer, e mbante veten si nxënës, që studimet e tij nuk do të mbaroninkurrë…

Si vazhdues i Rilindësve, ndër shumë artikuj, shprehte idetë e tijpedagogjike,

çdo gjë për gjuhën dhe shkollën shqipe. Po ashtu si poet vizionar vurigjithë potencialin e tij intelektual në përkrahje të çdo lëvizje kulturore earsimore që krijohej në ate kohë. Si bashkëthemelues i Shoqërisë “Bashkimi” nëprogramin e kësaj shoqërie hartuan, Abetaren, Gramatikën, Fjalorin e gjuhësshqipe… si dhe kryevepren e kohës, Alfabetin e Gjuhës Shqipe që do të miratohejnë Kongresin e Manastirit 1908 nën kryesinë e Gjergj Fishtës. Një alfabet që tëpërmbushte të gjitha kriteret shkencore, dhe do të përdorej në të gjitha trojetshqipfolëse. Për të provuar identitetin e të qenit shqiptar Fishta theksonte :”Me këte gjuhë u ka folë Kastriota ushtarëve që ngadhënjyen “

“Prandaj, pra n’e doni fisin /

mali, bregu e Malcija /

prej njaj goje sod t’brohorasim /

me gjuhë të veten rrnoftë Shqypnia”

Prandaj në vargun e Fishtës gjuha shqipe tingëllon “si kanga e zogut tëveres” dhe ka forcë “Si ushtima e nji termeti”.

Me 1902 kur Fishta u bë drejtor i Shkollës Françeskane futi shqipen sigjuhë mësimi, sepse me ate gjuhë dha kushtrimin për lirinë e trojeve Shqiptarenë kyevepren e tij” Lahuta e Malcisë” dhe me ate gjuhë luftoi për mbrojtjen ekulturës, të gjuhës dhe të arsimit shqip.

”Nepër gjuhë shqipe bota mbarë

ka me ju njoftë ju për shqiptarë

Trima n’za sikurse jena”

Gj.Fishta

Me rëndësi për kolosin e letrave shqip ishte përhapja e shkollave në gjuhënamtare, qe do të sillte emancipimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare. Forcae fjalës së Fishtës zinte vend, ishte jo vetëm mësues me diapazon të gjerë porishte krijues,filozof,pedagog,sociolog,diplomat,historian,piktor,muzikant,shkencëtar,që kërkon të mobilizojë të gjitha forcat intelektuale tëpenës e të dijeve në shërbim të gjuhës e shkollës shqipe për zhvillimin epërparimin gjithë kombëtar: “Nji shtet qe nuk përparon….jetë të gjatë nuk ka”citonte Fishta..

Respekti i Fishtës për mesuesin e tij

E vlerësonte pa masë mësuesin e tij, misionarin, Atë Leonardo De Martino,(1820-1923) që u impenjua në mbarëvajtjen e Shkollave pranë famullive dukedhënë mësime” në gjuhën shqipe.

Atë De Martino ishte Arbëreshi nga Greçi i Puljes, i cili shërbeu për 4dekada në Dioqezën e Sapës (sot e përfshirë në qytetin e Vau-Dejës ) dukekontribuar njëkohësisht në arsimimin dhe ripërtëritjen politike të kombitshqiptar. Në këte vazhdë ndihmoi shumë për hapjen e shkollës së vajzave. DeMartino duke pasë miqësi me Françesko Krispin, ministër në atë kohë në qeverinëitaliane, i cili e adhuronte Atë Leonardon, ia mundësoi kërkesën e tij që tëdërgonte për studime në Firence vajzat shqiptare.

(Francesco Crispi, 1818-1901, arbëresh, siç shprehet vetë:”Një shqiptar nëgjak dhe në zemër.” Mik i afërt i Mazzinit dhe Garibaldit që luftuan për unifikimine Itaisë në 1860. Pati funksione të larta në qeverinë italiane pas 1870-tës,ministër, dy herë kryeministër i Italisë.. Shqipërinë e parashikoi si shtet tëpavarur, ishte kundër Pan-sllavizmit .Stimuloi shumë marrëdhëniet etno-kulturore midis arbëreshve dhe shqiptarëve, mbante lidhje me Abdyl Frashërindhe Thimi Mitkon, hapi shkollën stigmatine në Shkodër. Giuseppe Verdi e kishtepershëndetur -Një Patriot I Madh-)

Nga kjo ndihmesë,dy vajzat e para, Lulib Malja nga Shala dhe Dile Gjonajnga Shllaku dhe më vonë edhe 4 të tjera, do të përgatiteshin për motra- mësuesepër të dhënë mësime në Shkollën Femërore Stigmatine, që ishte e para nëhistorinë e vendit tonë.

Vajzat nga Malësia ishin misionaret e para, që po përgatiteshin për t’isherbyer vendit të tyre. Në këte shkollë përveç mësimeve fetare, merreshinnjohuri nga kultura evropiane pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria, ku mësoninpër historinë e popullit tonë,si dhe për personalitete te shquara të mbarëkombit shqiptar.

Për këte De Rada shkruante “I përndrituri De Martino, ka merita me shumë sene të gjithë, se po ngre lart shpirtrat e banorve të Shkodrës dhe të provincëssaj ku Ai shërben.”

Vepra e Fishtës dedikuar shkollës femërore: “Shqyptarja e Qytetnueme”

Ideja e Fishtës se “Edhe bijave me u dhanë mësime në gjuhë amtare” ukuorëzua me veprën “Shqyptarja e Qytetnueme” botuar në Shkodër me 1929 mepseudonimin Gegë Toska, me rastin e 50 vjetorit të shkollës femnore te motravestigmatine. Shkolla për Fishtën ishte ‘Tempulli i dijes’ ku aftësohet dhe mprehetmendja e njeriut e cila bëhet e plotëfuqishme me punë te vazhdueshme që të çonnë drejtim të progresit. S’ka dyshim se rezultatet e shkollimit i përkasingjithë njerëzimit duke krijuar kështu një unitet njerëzor. Në vatrat e dijës ,sipas Fishtës , duhet të mësojnë të gjithë, pa dallime fetare, shtreseshoqërore, gjinie apo ideje. Këte lidhje të ngushtë të vajzave të varfëra memësonjëtoren i ka dhënë në këte melodramë me personazhin e Siles. Dukeshkëputur një dialog ne mësojmë nga personazhi i skalitur nga Fishta—

se Silja, një vajzë e bukur, e zgjuar , e sinqertë, e dashur, e etur përdije ka dalë me mbledhë lule për mësueset, sepse asht ditë e shenueme për këteshkollë gjysmë shekullore. Pyetjes së Zanës se Madhe se pse ndodhet Vajza nëkëte lëndinë, ajo i përgjigjet:

“Na kremtojmë pesdhetvjetorin e t’ndertuemit të njasaj shkolle/ ku na zam……

për shka msojn mësuesit me ne “

Dhe, Silja vazhdon t’ i përgjigjet me krenari Zanës Madhe se jam prejShqypnijet,/shqyptare e bijë shqyptarit, kam le n’at mollë Shkodre n’kryet’Gegnisë’/Prej kah s’parit Shqyptarisë/ Zu me i shndritë hylli i lirisë/

Ky bisedim i amel, i ngrohtë me vajzen e vobektë asht i mushun me dashnipër mësueset, të cilat me shumë përkushtim kërkojnë të përgatisin vajza siçthotë Fishta :

“për me rritë varza fisnike/ gra shqiptare e shpijanike/Nderë e fesë enderë e Atdheut / Njimend mesa t”Skanderbeut”

Këto Vajza si Silja dhe Jerina te “Mbretnesha e Luleve” kanë mishëruarbrishtësinë, urtësinë, pafajësinë, bukurinë hyjnore…. Ideali i Fishtës përgruan heroinë ka evoluar, nga burrneshat te “Lahuta e Malcisë” të mishëruar ngaTringa. Ajo përveç bukurisë fizke, kishte një karakter të fortë, që me guxim etrimëri, luftoi kundër armikut, për të ruajtur nderin e Atdheut, nderin efamiljes dhe nderin e vet. Në vazhdimësi, Fishta, ngre po aq lart vajzat, që mearmën e diturisë, nepërmjet shkollimit , do të kontribuojnë për zhvilliminshoqëror dhe për përparimin Atdheut ku kulmojnë vargjet lapidare: “Se për rrethkësaj rrokullije, Si Shqypnia vend nuk ka”.

E në këte Atdhe me bukuri të rrallë, dhuratë të Zotit, vajzat do tëpërgatiten dhe do të ushtrojnë misionin e tyre.

Pse Atë De Martino i lidhi vajzat e kësaj shkolle me shqiptaren e madheElena Gjika, e pse Duhet theksuar ky fakt ..

Në shkollën stigmatine mësonin edhe vajza nga religjionet e tjera, kumerrnin edhe një kulturë të gjerë përendimore. Ndër të tjera,nxënëset e kësajshkolle, paten fatin të njohin shumë personalitete te shquara të kulturësshqiptare dhe evropiane. Ku u njohën me famën e madhe të princeshës romune mekombësi shqiptare, Elena Gjika, gruaja më e kulturuar e kohës. Duke e pasë sishembull në rrugën e dijës, ato menduan që nepërmjet At Martinos, t’i dërgoninnjë dhuratë të vogël, një penë argjendi, të cilën vajzat shqiptare të shkollësstigmatine ia dërgonin princeshës në shenj mirënjohje, admirimi dhe dashurie,për rilindësen e shquar duke e cilësuar “Yll i Gjallë i Albanisë”. Këte dhuratëtë bukur të vajzave Shqiptare, At Leonardo e shoqëroi me një poezi që iabashkoi dedikimit:”Shkrimtarës së përndritshme, princeshës Dora D’Istria”, sëbashku me veprën e përkthyer në shqip” Vaji I të burgosurës “( Il Lamento dellaprigionera) e Tomass Gross, të cilën ia kushtoi rilindasës shqiptare, ElenaGjika.

Pse pikërisht vajzat i dërgojnë një penë, sigurisht për simbolikën që mbartai mjet i vyer për shqipen e shkruar. Kjo shkollë femërore e themeluar ngamotrat stigmatine në vitin 1878 u bë një burim frymëzimi dhe emancipimikulturor, por edhe qendër për gjallërimin atdhetar të vajzave shqiptare. Kyveprim njerëzor i vajzave në fjalë, ka bërë jehonë që vjen deri sot tek ne.Atai benë një nder jo vetëm institucionit të tyre, kulturës qytetare shkodrane pormbarë Shqipërisë duke lartësuar një zë të fuqishëm të kulturës evropiane dhe botërore.Ata me mirënjohjen që ishte karakteristikë e misionit tyre, ngriten princeshënnë fronin e mbretërisë së diturisë të fituar prej saj si nga të rrallat gra qëqëndrojnë në krye të inteligjencës shqiptare, evropiane e botërore.

(Elena Gjika (1828-1888) e klasifikuar si enciklopedi e gjallë ishteedukuar me pedagogë më në zë të Europës.Një humaniste e pashoqe, një studiuseme vizione të qarta politike në sherbim të popujve të shtypur të ballkanit eveçanërisht të Shqipërisë. publiciste e shkrimtare përparimtare në lëvizjenkulturore te Europës, me mendime progresive për emancipimin e gruas dhebarazinë gjinore. Mjafton të përmendim vetëm një prej shumë veprave tësaj,”Gratë e Orientit”, në të cilën thekson edhe vlerat e gruas gege, gruastoske, e veçanërisht të gruas çame nga ku kishte prejardhjen nga nëna. Ajoishte përkrahëse e zjarrtë e Rilindjes Kombëtare, e Lidhjes shqiptare tePrizrenit, korrespondenca (109 letra) me veprimtarin e shquar De Rada e bënëshumë të njohur për çështjen shqiptare.Ajo shkoi deri në Amerikën e largët,

ku, kembeu mendime me Poetin Henri Longfellou(1807-18820) i cili kishteshkruar poemen “Skanderbeg” etj.etj. )

Letra që I dërguan vajzat shkodrane është sa e thjeshtë aq edhe emadhërishme.

Nderim

Thonë se je e ambël, e mirë, se zemren e ke të madhe, po si të hollë kemenden, bijë kreshnikësh, por edhe motra jonë; Thonë se natyra yte asht e denjëpër SKEPTER, prej njenit pol te tjetri, gjithkush kështu shprehet. E në zemratarbnore tashma ke një mbretni; Por na qi nuk kemi nji skepter ari, nji Fron…Nji Pende argjendi, dhunti ta japim. Asht dhunti e vogël, njmend, por diftonsa të don e të nderon secili Arbnor!

Shkodër e Arbnisë

2 prill, 1881

Kjo dashamiresi e tyre ka shërbyer si mjet ndërlidhës për të ofruarraportet njerëzore. Ata ishin shumë larg fizikisht nga Elena Gjika, por xhestii tyre sa njerëzor dhe fisnik u bë parim, u bë institucional, duke marrë vlerëuniversale të dobishme për njerëzimin, E me të drejtë mbretëresha shpirtërore evajzave shkodrane u përgjigjet denjësisht:”E mora me mend penden e bukur tëshqiptareve të mia të dashura, të cilat do të kisha dëshirë t’i përqafoja njëditë.

Uroj që kjo pendë më e fortë se një skeptër të përdoret gjer në fund tëjetës sime për mbrojtjen e nderit dhe të drejtave të Shqipërisë, atdheut tim tënderuar.”

U zgjata me këte shembull për të arritur në qellimin e Fishtës që kishtepër emancipimin dhe shkollimin e vajzave shqiptare.

Kur shkruante:”…që grueja do të jetë zojë e jo robneshë në shpinë evet….grueja asht po njaj diell qe tue shndritë me urti e njerëzi, shpinë robitdo t’a kthiell…Shpirti i saj asht i njemendtë, bartës i dinjitetit dhepërgjegjësisë njerëzore, me fjalë të tjera, shpirti për të cilin flasin tëgjithë religjionet, profetet e poetët.”

E çmonte rolin e gruas në jetën familjare dhe shoqërore, me krenaripermendi në fjalimin e gjatë historik në Konferencën e Paqës në Paris,“Mbretëreshen e Malësorëve” Edith Durham, për vlerësimet që i beri luftëtarëveshqiptarë dhe historisë tyre, në mbrojtje të tokës së etërve dhe dinjitetitnjerëzor.

(E.Durham 1863-1944, shkrimtare britanike, udhëtoi 20 vjet nepër ballkan efokusuar më shumë në çështjen shqiptare, duke pikturuar dhe shkruar për artin efolklorin e zonave nga kaloi. Nga 7 veprat , “High Albania “1909, është njëudhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të veriut, dhe”burrneshave shqiptare”, duke u bërë e njohur në fushën e Antropologjisë dhepjesëtare e “The Royal Anthropological Institute”. Ajo denoncoi politikën serbeqë synonin shkëputjen e territorit të Kosovës të banuar nga shqiptarët duke iquajtur “Krimbi serb”)

Pra Fishta eci në rrugën e mësuesit të vet, arbëreshit Atë De Martino, qëkishte pasë fatin ta kishte në të dy kuvendet françeskane, të Shkodrës dhe tëTroshanit, e aq më tepër duke qenë edhe famulltar në Fishtë i kishte takuar tapagëzonte edhe poetin e porsalindur, me emrin Gjergj. De Martino duke shërbyerpër një kohë të gjatë, 40 vjet, në veri të Shqipërisë e përvetësoi dialektinverior sa shkroi edhe poezitë e tij me një shqipe të bukur, të cilat ipërmblodhi te “Harpa e një italo-arbëreshi”(Sckjuptaar prej Italies).Me këtevepër mësuesi dhe poeti De Martino, hyri në radhën e parë të shkrimtarëvekombëtar shqiptar,

(“L’arpa di un italo-albanese”. Venecie, 1881,442f.)

Në poezitë të shkruara italisht dhe shqip ndihet ndikimi Manxinian, kushfaqet shpirti patriotik, në luftën për Pavarësi.

Për këte thuhet se Fishta e ka mbajtur të hapur mbi tryezë këte libër nërininë e hershme dhe ishte ndikuar shumë prej talentit tij. Po ashtu ishte edhevepra e De Martinos, e shkruar italisht “Luani i Shqipërisë, jeta dhe vepra eGjergj Kastriotit, Skenderbeut, Princ i Epirit dhe Shqipërisë “ Greci 1822. Njëakt i lartë patriotik, kur At De Martino ia dhuroi kryebashkiakut të Greçit,Pikturën e Skenderbeut, që heroi kombëtar të mbetej i gjallë në kujtesën eArbëreshve.Të gjitha këto e frymëzuan Poetin e Madh, Gjergj Fishta, përkryeveprat e ardhshme që hapën rrugën e lirisë e të pavarësisë. Respektin përkëte figurë të ndritur Fishta (1871-1940) e mbajti gjatë gjithë jetës. Kur ukthye nga Konferenca e Paqes në Paris 1919-1920, shkoi ta takonte At Leonardode Martinon në Kuvendin françeskan të Sarnos (Itali) për t’i shprehurmirënjohje mësuesit të tij 90 vjeçar.

Ne nuk patëm fatin ta mësonim në shkollë poetin tonë kombëtar, as kurushtrova profesionin e mësueses së letërsisë, megjithëse e lindur dhe e rriturnë Shkodër, isha njohur me veprat e Fishtës, me revistat gazetat e kohës tij,të cilat ishin te pranishme në çdo familje shkodrane. Ne ishim brumosur me tonë fshehtësi, por në kohën kur u rritëm nuk kishim të drejtë të diskutonimrreth gjenialitetit tij . Ndihemi borxhli ndaj mësuesit të Madh Fishta që nukpatëm kurajon të përhapnim mësimet e një dijetari, me fjalën e zgjedhurartistike dhe këshillat e vyera të tij nga urtësia e popullit . Shembulli i tijpër t’i dalë zot kombit nuk njihte pengesa, gjithë veprimtaria e tij ishte nëluftë për të mirën e Atdheut dhe përparimin e kombit që të ishim si gjithëpopujt e tjerë të qytetëruar.

Një gjë eshtë e vërtetë se Gjergj Fishta edhe pse i ndaluar, pa shkak, ngapolitika e gabuar, kurrë nuk ka qenë i harruar. Kam pasë nxënës që më pyesnin-pse nuk e mësojmë Fishtën—(edhe sot e mbaj mend studentin tim, Ilir Demaliaj,kur insistonte me pyetje rreth Fishtës, e merrja për provokim ) ndihesha“fajtore”që nuk mund t’i përgjigjesha, por gëzoja që mendjendrituri Fishta kadepërtuar e nuk do t’i shuhet kurrë drita e tij . Kam përjetuar një ngjarje tëtrishtë, kur në Gjimnazin tonë, K.Kristoforidhi, merrnin mësime edhe nxënës tënjë shkollë profesionale, ku jepte mësim Prof.Pal Doçi, mësues historie, njerishumë i ditur, të cilin në mes të ditës e arrestuan në shkollë. Atë kohë bëribujë të madhe dhe përflitesh se citonte vargjet e Fishtës… Këto ngjarje nabënin të mbyllnim gojën e të mos i përmendnim personalitete të shquarashqiptare.

Por sot, veprat e Fishtës duhet t’i njohi në themel çdo mësues letërsie,siç kanë shkruar nxënësit e tij “interpretonte para nesh si aktor”sepse veprate tij përveç anës artistike e përshkrimeve madhështore, në të gjitha gjinitë,kanë vlera njohëse për historinë, gjeografinë, estetikën, gjuhësinë,filozofinë, dramaturgjinë….

Fishtën duhet ta njohin edhe nxënësit e arkitekturës, Ai edhe pse ishteautodidakt pa një akademi arti, Ai e quante veten nxënës sepse e lexonte dhe estudionte literaturën përkatese. Ai qe arkitekt i një varg kishash në veri tëShqipërisë dhe bibliotekash: Kisha e re e Motrave Stigmatine në Shkodër 1927,një Kishë e Re në lagjen Rus dhe te Arra Madhe…..e shumë të tjera tregojnëmadhështinë, magjinë dhe frymëzimin e tij në këto ndertesa monumentale. Me 1907themeloi me Gjeçovin të parën biliotekë shkollore në viset shqiptare.

Fishtën duhet ta njohi edhe një piktor a mësues vizatimi. Mësuesi im inderuar në shkollën pedagogjike, piktori i famshëm shkodran, Prof.Simon Rrota(1887-1961) atëhere i ndaluar të na fliste për artin e Fishtës, në kujtimet eveta shkruante : ”Fishta më aktivizoi në punime të ndryshme artistike si piktornë kishë. Më vonë në përgatitjen e skenave teatrale siç ishte te Komedia eMolierit “Mjeku i përdhunë” të cilën e kishte përkthyer vetë. Kur përgatitnimskenat, punojshim bashkë, edhe Fishta pikturonte dhe në punë e sipër vetëmrecitonte poetët e mëdhej klasikë ose lëshonte batuta humoristike, unëkënaqesha pa masë ”

Fishtën duhet ta njohi edhe një mësues muzike, sepse vetë vargu I tij nëpoezi ka muzikalitet edhe kur e reciton duket sikur e këndon. Nikolla i vogël 7vjeçar nga Lezha reciton sot me lehtësi mijëra vargje nga “Lahuta e Malcisë”.Ky shembull duhet përhapur në shkolla sepse po harrohet poezia patriotike.

U mësua brenda ditës himni i 1913 ”Porsi fleta e Ejllit t’Zotit”..shkruarnga Fishta dhe u përhap prej nxënësve të shkollës Françeskane. Kompozimi u bë brendaditës dhe u përhap si rrufe, ku u mbushën rrugët e qytetit nga të rinjtë duke ekënduar me entuziazëm ditën e ngritjes së flamurit. E jashtzakonshme, këtovargje me melodi i mbanin mend të vjetrit tanë,(baba dhe axhallarët e

mi ) dhe i këndonin edhe në pleqërinë e tyre refrenin….

“Bini Toskë e bini gegë

Si rrufe që shkojn’tu u djegë Bini lekë, bini malcorë

Trima lidhnju dorë për dorë”……

( për dijeni : Fishta me 12 qershor 1913 ngre flamurin kombëtar në KishënFrançeskane që dëshmoi se edhe Shkodra u bashkua me Shqipërinë pas muajve tëgjatë të rrethimit malazez.Gëzimi I valvitjes së flamurit e frymëzoi tashkruante aty për aty himnin dhe po brenda ditës vargjet u kompozuan dhe uamësuan nxënësve nën drejtimin e fretënve. Përhapja e këngës ra në sy tëndërkombëtarëve që kishin marrë nën kontroll qytetin. Koloneli De Philips kurmori vesh ngritjen e flamurit në kumbanorën e kishës i kërkoj takim patërGjergjit për heqjen e flamurit, përndryshe do t’ishte i detyruar të gjuaj metopa kumbanoren.Fishta me guxim e krenari i përgjigjet se” Flamuri i Skenderbeute ka për nder të valojë nën gjuajtjet e artilerisë së tyre” Nga kjo De Philipsndryshoi qendrim….—nga wikipedia)

Kam detyrim të them se, as mësuesit e mij e as unë si mësuese letërsie nëdisa dekada nuk ju kemi transmetue nxënësve komente letrare rreth gjeniut tëletrave, kryemesuesit gjithë popullor. Ne mësuesit e realizmit socialist e patëmtë ndaluar të ushqenim nxënësit tanë me kryeveprat e letërsisë shqiptare, si E.Koliqi, V.Prendushi, Ali Asllani, Haxhiademi, Musine Kokalari, P.Marko,M.Kuteli ……. Poetët Kosovare, e shumë nga kryeveprat e letërsisë botërore.

Nxënësit sot duhet ta njohin Fishtën në të gjitha veprat e tij epike,lirike e satirike sepse si një e tërë ata kanë një emër,”Histori shqiptare,”kulëvizin të gjitha shtresat shoqërore, me një tolerancë fetare të lavdërueshme.Nxënësit duhet ta kenë si shembull kolosin e guximshëm që u doli ballëpërballështeteve më të fuqishme të Europës moderne, Rusisë dhe shtetarëve primitive tëBallkanit që edhe sot janë njësoj si të parët e tyre që punojnë për të errësuarshpresat e shqiptarëve për bashkimin e terësisë territoriale sipas kufijëve qëi ka përcaktue I Madhi,Gjergj Fishta.

Edhe sot ndihet jehona e oratorit me zë të fuqishem nga konferencatndërkombëtare, në Ballkan dhe kryeqytetet e Europës për lirinë dhe pavarësinëkombëtare e deri përtej oqeanit, në Amerikë, kur shkoi atje e realizoi njohjendiplomatike të Shqipërisë nga SH.B.A.-të. Të gjithë jemi të detyruar ndaj këtijMendimtari të Urtë, por më shumë detyrim e ka Malësia e Madhe të cilës i ngritinjë përmendore me kryevepren “Lahuta e Malcisë”, pa qenë i lindur atje, por mefjalën e tij të fuqishme si “ushtima e një termeti “ zbuloi burimin e lirisëduke u bërë bashkudhëtar dhe përhapës i saj në tërë trojet shqiptare.

>>>> 

Të ngresh një Monument për Fishtën në Malësinë e Madhe është shumë e lehtësepse poeti e ka bërë gati piedestalin,tribunën,podiumin, në ato maja.

Tani, mirënjohësit, me mendim të përbashkët, të vendosin Statujen eoratorit që të bëhet një me Alpet dhe t’u flasi shqiptarëve përjetësisht ngalartësia ; “ku natyra dhe pyjet e veriut-siç shkruan Konica- bëhen më madhështorkur në krah ke një njeri virtuoz si Gjergj Fishta”

Jemi në Vitin e Fishtës (1940-2020) të gjithë të kemi vëmendjen teMendimtari i Madh

që kontriboi në shumë fusha, ku shumë studius I kanë evidentue dhe analizueveprat e tij duke tejkaluar dhe shpërfillur të gjitha trillimet dhe insinuatatpër Kryetrimin Shqiptar.

A ka ndonjë gjë të keqe që Fishtën dhe veprën e tij “Lahuta e Malcisë”, eadhuronte, Hasan Riza Pasha, komandanti I Shkodrës në periudhën 1911-1913, dhepërfaqësues I shtetit Osman që I akordoi Poetit Kombëtar medaljen “Mesarif” teSulltanit, një mirënjohje me shumë vlerë.

Hasan Riza Pasha, me nanë Shqiptare, mbrojtësi I Shkodrës gjatë rrethimitmalazez, iu lut Fishtës të përpilonte në gjuhën shqipe tekstin e një marshi qëdo të këndonin ushtarët shqiptarë gjatë parakalimit, sepse Hasan Riza Pasha esimpatizonte mjaft Lëvizjen Kombëtare Shiptare, sidomos veprat me frymëpatriotike, ja disa nga vargjet e himnit:

“Prej kah lene sa merr hana // M’u çu shekulli kundra nesh,// Djemkreshnikë na ban nana ,// Vetëm na I dalim ndesh,// Të parët tanë burra çeliku// Bota mbarë sot I nderon,// Ata I binin ndesh armikut,//Si rrufeja, kurveton,//

Fishta në respekt të komandatit turk që u ba fli për shpëtimin e Atdheuttonë, i vrarë tradhëtisht nga Esat Pasha, mori pjesë në rivarrimin e eshtraveme 1936. Përveç fjalimit, Fishta shkroi edhe epitafin që është gdhendur nëgurin e varrit:….”Hasan Riza Pasha, burrë si motit, ushtar trim, besnik,komandant i ushtrive osmane në Shkodër, mik i Shqipnisë e i Shqiptareve…..”

Ndërsa me autoritetet pushtuese të luftës së parë botërore e më pas kambajtë qëndrim të palëkundur duke demaskuar synimet e tyre grabitqare. SIideator i shumë memorandumeve po përmend memorandumin në emër të malësorve Hote Grudë.Fishta bashkë me Patër Anton Harapin dhe Luigj Gurakuqin e përpiluandhe me firmen e malësorëve ia dërguan 4 kancelarive të fuqive të mëdha:Washington, Londër, Paris, Romë për trevat që ia kishin lënë padrejtësisht“Malit Zi “ t’i ktheheshin Shqipërisë së cilës i përkisnin.

Letrat e Fishtës nuk ishin për të demonstrue vlerat e tij, por vlerat e njëpopulli të lashtë që lufton me dinjitet për mbrojtjen e territoreve dhe tëkulturës së tij. Një letër e vitit 1934, drejtuar autoriteve të larta italiane,ju kërkon të botohet e plotë vepra e tij,në 7 vëllime, ku të përfshihen: Poeziaepike si edhe” Lahuta e Malcisë”, Lirike, drama, satira politike dhe sociale,proza, përkthime nga Iliada e Homerit, nga Molieri etj, duhet të njiheshin këtovepra nga të huajt, sepse aty ishte kredhur shpirti i një populli.

Ai nuk shkruante për pasuri, sepse paratë që do të merreshin i kishtecaktuar të shkonin për fshatin Fishtë. Me 2 Qershor 1939 Fishta emërohetAkademik i Italisë, këte titull vlerësues e kishte fituar me kohë ngapersonalitete të larta botërore.Të ishe pjesë e Akademisë Italiane në ate kohë,kur pushtuesit kishin ardhë si “civilizues”, siç shkruante Prifti italianCordignano, vertetonte të kundërten sepse shqiptari Atë Gjergj Fishta ishtebërë i njohur si poet I madh dhe si dijetar shumë dimensional që do të thotë seishte produkt i këtij “vendi të prapambetur”.

( për dijeni ,Fulvio Cordignano 1887-1952,merr mësime në Kolegjin Severiannë Shkodër, 1926-41, shërben si misionar jezuit, duke udhëtuar në gjithëShqipërinë e Veriut. I apsionuar ndaj folklorit dhe veshjeve popullore, botonme 1925 ”Epopeja kombëtare e popullit shqiptar “në dialektin gegë. Gjatëpushtimit fashist shkruan artikullin famëkeq kundër shqiptarëve ku ikundërvihen Fishta me nxënësit e tij, Profesorët e Shkodrës dhe në përgjigje tëketij artikulli, Atë Mazrreku shkruan me pseudonimin Nikë Barcolla, broshurën“Skandali Cordignano dhe mbrojtja e popullit shqiptar” 1941, 36 f. përkthyer nëItalisht 1942 nga 18 vjeçari Agim Leka Borshi, gjë që bashkoi rezistencën eRinisë Shqiptare , kundër pushtuesit italian)

Kjo tregon se italianët nuk gjetën një vend të shkretë, kultura Shqiptarekishte rrënjë të thella dhe Fishta ishte në krye.Pushtuesi duhet ta njihte seme çfarë personalitetesh përfaqësohesh Shqipëria.

Këtu e ka bazën edhe nxitja që i bëri Fishta, Ernest Koliqit, që tëpranonte emërimin si Ministër Arsimi, se mund ta shfrytëzonte ate post për t’ishërbyer përhapjes së shkollave shqipe në trojet shqiptare të bashkuara. Ashtundodhi, u dërguan në Kosovë e tjera..400 mësues, ku u hapen shkolla në gjuhënshqipe ….(.Im atë, Jahja Domnori u përfshi në këte valë emërimesh, ku hapishkollën shqipe në Ulqin me 1941 dhe të tjera në rrethinat e Ulqinit me PrenkëJakoven e të tjerë ku në kujtimet e tij e quan “Gezimi më i madh në jetën time,që ulqinakët do të shkolloheshin në gjuhën shqipe, të cilën e kishin ruajtur siprushin në gji”..)

Nuk kanë të mbaruar bëmat e Fishtës, edhe në shërbim të Albanologjisë…..siçshkruan Prof.Çabej:”Fishta si dijetar i madh në punën shkencore ishte klasik ivërtetë i studimeve shqiptare “

Letra e Fishtës e Prillit 1940, në emër të studimeve shqiptare, që idrejtohet po autoriteteve të larta italiane që të nxisin inisiativën eprofesorit të universitetit të Bolonjës, për pjesëmarrjen e një grupi të rinjshtë përkushtuar ndaj albanologjisë, ku lutet ndër të tjera që të ndihmohetalbanologu Norbert Jokll(1877-1942) që ishte piketuar nga nazistet për taeliminuar fizikisht.

(Dr.N.Jokll kishte lidhje të ngushtë me intelektualët shqiptarë të asaj kohe,siF.Konica, A.Xhuvani, Çabej,E.Koliqi, Shantoja, Sqiroi…,me arbëreshët, por ishteadmirues I madh I Fishtës. Me 1937 kishte vizituar Shqipërinë, në 25 vjetorin eShpalljes së Pavarësisë. Shkencëtari u prit me respekt të lartë duke u nderuarme dekoratën “Urdhni I Skenderbeut”.

I dashuruar pas gjuhës shqipe, Abanologu N.Jokll la për Shqipëtarët, gjithëbibliotekën dhe veprat e shkruara prej tij ….Si “shpërblim” të këtyre studimevetë gjata mori torturat naziste dhe vdiq me 1942)

Fishta si prelat Françeskan, poet dhe dijetar i dëgjuar në pritjen erezervuar nga Papa Piu XII 1942 u nderua nga një audiencë e gjatë në selinë eshenjtë në Vatikan. Ishte një tjetër vlerësim për Shqiptarin e Madh. Kështu qësa më shumë do të kalojnë vitet aqë më shumë do të njihet në botë e do tështohen studiuesit rreth veprave të tij siç shkruan Prof.Çabej “…Artin letrartë Fishtës do ta pranonte bota kurdoherë më mirë, për shkak të plotësisë më tëmadhe të vlerave etnike dhe kulturore të një populli”

Feja e Fishtës asnjëherë nuk u ba pengesë që t’i shërbente Atdheut dhekombit të tij me kaq përkushtim sepse i printe binomi “ Zot e Atdhe” Porbashkëpunëtorët e diktatorit edhe pas vdekjes e kishin frikë emrin e Fishtës,si për të gjithë njerezit e shquar.

Veladoni priftëror nuk e pengoi Fishtën të merrej me politikë. Ai ishtedeputet i Shkodrës bashkë me ajkën e intelektualëve te qytetit të madh verior,edhe pse ishte në opozitë, fjalimet e tij për arsimin edhe për ekonominë, qënuk ishte fusha e tij, vlejnë edhe për sot. Ishte përkrahës i Nolit nërevolucionin e 1924, sepse përputheshin në shumë drejtime: Parimet epresidentit amerikan në 14 pikat i quajti Willsoniane, filozofi që u përkrah mezjarr prej tyre, siç u shpreh Fishta me 1919 në Paris “Por çka pse, simbasteorisë Vilsoniane, për me mujtë nji popull me u sundue me vetvedi, posëkombësisë duhet të merret parasysh dhe ndërgjegjja e tij kombëtare”..Ashtu siçbëri Fishta me autoritete italiane për shpëtimin e Dr.Norbert Joklit , Noli iudrejtua direkt Hitlerit për ta shpëtuar Albanologun që i dha zemrën dhe mendjenstudimeve të gjuhës shqipe……

Në fushën diplomatike Fishta shkëlqeu kudo që shkoi. Çdo plitikan, apodiplomat shqiptar duhet të njohin fjalimet e Fishtës në parlamentin shqiptar,në kongrese dhe konferencat ndërkombëtare. Fjalimi i një prelati kishtar, nëKonferencën e Paqës në Paris ishte historik, i guximshëm, realist,ku tëvërtetat thuheshin hapur , ishte fjalimi i një intelektuali shqiptar qëakuzonte në emër të gjithë shqiptarëve pa dallim feje. Fishta si pedikues ikristianizmit dhe mbrojtës tolerant i të gjitha religjioneve, kurrë nuk pranoipara shtetarëve evropianë se Skenderbeu kishte luftuar për të mbrojturKrishtërimin, ku ndër të tjera shkruan : “Se sa e pathemeltë kishte me kenë kjofjalë, duket prej punëve të Skenderbegut, i cili, në mos me ate mëni, ai luftoime aqë trimni kundra Venecianëve, sa ç’pat luftue, kundra turqve atëherë, kuVenecianët deshtin të pushtojnë vise të reja në Shqipni, Dejën e Drishtin.”

Fishta guxoj me fakte të denonciojë tmerret e gjenocidit Serb e Grek ndajpopullsisë së pafajshme shqiptare, edhe në fjalimin brilant të Konferencës….kurshkruante:”Kombi shqiptar nuk asht diftue aspak i egër e barbar si disa kombetë tjera të qytetnueme…, Serbët në kohën e Luftës Ballkanike, me shpata ua kanëçilë barkun nanave shqiptare dhe foshnjat e nxjerruna sosh, i kanë ndezëflakada……” “Grekët dogjën 360 katunde të Shqipërisë jugore tue i mbytë tëgjithë ata qe dishmoheshin shqiptar…..” Ndërsa “Pamvarësia e Greqisë asht njilule e rimun me gjak shqiptari. Zhavellët e Boçarët kanë kenë shqiptar e shqipkanë folë dhe me trimni shqiptare kanë luftue…….”

Për Kosovë, Çamëri dhe treva të tjera shqiptare të lëna padrejtësishtjashtë kufijëve shtetëror e bënë Fishtën luftëtarin e paepur për shqiptarinë meemrin bashkues,GEGË TOSKA.

I bindur në lashtësinë e popullit shqiptar ngriti zërin në ate kuvendndërkombëtar me një vendosmëri të ligjshme :”Nji popull i vjetër sa fosilet, sastalagtitet e shpellave jehuese të maleve të veta vigane dhe i lidhur të thuashprej vetë rrajve të vjetra, ai asht edhe sot Zot autokton i pakundërshtueshëm itokave të veta. ”Prandaj. Fishta i revoltuar nga padrejtësitë që i janë bërëshqiptarëve ndër shekuj nuk kurseu as Romen e Bizantin, as turkun e rusin, asfqinjët dhe autoritetet e Evropës të cilët i ndanë tokat tona: Serbisë,Greqisë,Malit të Zi duke mos ia shuar oreksin edhe sot grabitqarëve fqinj. Ata edhesot, vazhdojnë të diskutojnë për kisha, për varre, për Epirin, për Veriun eKosovës, për kufirin detar, për monumentet mijëra vjeçare … dhe s’kane tëmbaruar, për Lahutën, për Skenderbeun, për legjendat ……

Zoti na ruejtë !? Mjaftë ma!? për ata që fusin grindje mes popujve !?

Për të sqaruar propaganden armiqësore për “egërsinë” e shqiptarëve Fishtashkruan:

” Çeshtja e gjakmarrjes nuk asht nji argument i cili shërben për mepërcaktue barbarinë e kombit shqiptar …..Kurrkush ma fort se unë,- si njiprelat kishtar,- nuk mund ta denojnë punën e gjakmarrjes në vetvedi…..por mbasKanunit, I cili asht të shprehunit e shpirtit të Kombit Shqiptar, se çdo vrasjeasht e ndeshkueme me dekë…”

Armiku me armë i popullit shqiptar, Mark Milani (1833-1901), që Ishteballafaquar shumë herë në fronte të luftës kundër shqiptarëve, edhe pse ishteme origjinë Shqiptare, arriti ta dëshmojë të vërteten. Ishte personazhi më armiqësori përshkruar te “Lahuta e Malcisë”, kujto përballjen me Dedë Gjo Lulin te Ura eRrzhanicës ku triumfuan strategët e maleve. M.Milani në vepren e tij “Shembujburrërie dhe trimërie …Jeta dhe zakonet e shqiptarëve”.ngre lart cilësitë më tëvyera të shqiptarëve:Trimërinë, burrërinë,Besen, nderin, zakonet, traditat…..

I njihte shqiptarët, nga përvoja në luftë, si njerëz pa stërvitjeushtarake, por të rritur me pushkë në krah, pa përgatitje akademike, por tësprovuem në luftime të vazhdueshme kundër shkjaut. I njohu si luftëtarë, meshpirt sakrifice për mbrojtjen e Atdheut, të cilët u ngritën si strategë. Kjo edetyroi kundërshtarin të thoshte atë që përjetoi. Ai njihte edhe vëllezërit evet serbët e malazezët dhe pabesitë e tyre. Në fund të jetës la këto fjalë:“Puno o Serb,o vëlla, me shqiptarët, së do të fitosh !Trokit në dyert e tyredhe ato do të hapen .. Puno më besnikëri dhe vetëmohim, mos u mbështet nëshkathtësinë tënde dhe as në thjeshtësine e tyre duke menduar së mund t’imashtrosh lehtë! Ata nuk duhet ta kuptojnë së punon më tepër për nderin dhelavdinë tënde së sa të tyre ! Nuk guxon që t’u japësh shkas për t’i ngulur mbity njëmijë shikime për t’i zbuluar dredhitë dhe të metat e tua.

Ata janë populi I thjeshtë, dhe kur të shohin tek ti të vërtetën e pastër,hidhen bashkë me ty në flakë dhe në ujë!….përkthyer nga Pjetër Lucaj… Thëniet etij në veprën e shkruar hedhin poshtë dashje pa dashje shumë komente tëpapranueshme dhe tendencioze në fjalorin enciklopedik të Akademisë së Shkencavedhe Arteve të Malit të Zi, duke përforcuar se shqiptarët në Mal të Zi janëautoktonë, dhe pabesitë e shteteve të mëdha dhe egërsia çnjerëzore e fqinjëve ekanë copëtuar, duke ia mohuar gjuhën, tokën dhe historinë.Sa I fuqishëm ishteFishta në fjalimet kur nxirrte në shesh shpifjet dhe krimet e armiqëve, aq indjeshëm I butë, I qeshur, I dashur ishte me bashkëpunuesit, me nxënësit, mekoleget, me popullin e thjeshtë .

Mjafton të përmendësh, angazhimin dhe përgatitjen për fjalimin miqësor merastin e ardhjes në Shkodër të Asdrenit nga Rumania. Me ftesë nga ministri iarsimit, Ernest Koliqi, Asdreni i shoqëruar nga Lasgush Poradeci dhe të tjerënga elita intelektuale shqiptare, morën pjesë në shfaqjen e organizuar enkaspër mysafirin nga larg, në qytetin e kulturës ( viti 1937) Fjalën e hapjes parashfaqjes e mbajti Fishta, ku përveç fjalëve të ngrohta të mirëseardhjes sëmikut të shtrejtë, theksoi peripecitë e popullit shqiptarë, që janë flijue përzhvillimin e idealeve kombëtare, ku ndër të tjerë ngriti lart kontributin eAsdrenit në këte çështje. Oratori Fishta, vlerësoi me admirim popullin eShkodrës, që nepërmjet Shoqnisë Rozafa, i bënë nderimin e duhur poetit tëshquar. Këto fjalë e mallëngjyen aqë shumë Asdrenin sa nuk mundi të nxirrtefjalë nga goja, por duke lotuar e përqafoi përzemërsisht, Atë Fishtën, shprehjee respektit dhe mirënjohjes për mikpritjen e shkodranëve. Ky afrim vëllazëror upërmbyll me këngët e Tefta Tashkos, shoqëruar në piano nga Lola Aleksi. Nëtakimin me Fishtën Lasgush Poradeci la këte dedikim në librin që i dhuroi:”Njeriut të Zotit meditans dhe militants, Burrit shqiptar përfaqësonjës më tëMadhit epik të shekullit”

Jam munduar të gërmoi në thesarin e artë të Fishtës, por s’ka të mbaruar,sa më shumë të gërmosh aqë më shumë do të nxjerrësh nga ajo minierë Dijesh.Studiusit në vazhdimësi do ta plotësojnë panoramën madhështore shumëdimensionale të eruditit enciklopedist, Atë Gjergj Fishta.

E kam përmendur arbëreshin F.Crispin më sipër por disa hollësi po i detajojnë këte përmbledhje. Sepse mund të vlejnë për studiusit sepse Giuseppe Crispi,( xhaxhai i F.Crispit ) shkroi të parën monografi në gjuhën shqipe.

Kush ishte Francesco Crispi (1818-1901) që ndihmoi në hapjen e shkollave nëShqipërinë nën sundimin otoman. Ishte arbëreshi patriot dhe shtetar shumë aktivnë periudhën Risorgimento. Ishte mik i afërt I Giusepe Mazzini, ku u përndoq,si aktiv në revolucionin e 1848, figurë kryesore pranë Giusepe Garibaldi nëfushatën e tij në Siçili në lëvizjen për indipendencën, dhe një nga arkitektëte unifikimit të Italisë në vitet 1860.Pas viteve 1870 ishte President I Dhomëssë Deputetëve 1877,Ministër I brendshëm, dhe dy herë kryeministër I Italisë(1887-1891), (1893-1896).I pari ministër dhe kryeministër nga Italia e jugut.

Paraardhësit e tij erdhen në Siçili nga fundi i shekulli 15, pas pushtimittë Shqipërisë nga otomanët,ishin arbëreshet e Greqisë.

Studioi për drejtësi,në Palermo,ku rektor i këtij Instituti ishte GiuseppeCrispi, xhaxhai i tij, i cili shkroi të parën monografi në gjuhën shqipe. Sigazetar shkroi në L’Oreto, ku ngrinte problemin e edukimit të njerëzve tëvarfër e sidomos të grave që të kenë të drejta të barabarta përpara ligjit. Njëndihmë i dha, Garibaldit të një mijë luftëtarëve, me

të cilët zbarkuan në Siçili, kundër qeverisë së Burbonëve 1860. Edhe pse qenjë aventurë e rrezikshme, përfundoi me një plebishit. Kjo solli bashkimin eNapolit dhe Siçilisë në mbretërinë e Sardinës që ishte territori i fundit nëbashkimin e Italisë në Mars 1861. Ky aksion i guximshëm e bëri me emër dhe e radhitime katër figurat më të shquara të kombit italian: G.Garibaldi, G.Mazzini,Viktor Emanueli || dhe Camillo Cavour.

Si Italo-Shqiptar.

Mendimi i tij për Shqipërinë: e parasheh si një shtet të pavarur, dhe ështëkunder Pan-sllavizmit…. Si njeri me karakter të fortë patriotik dhe shumëenergjik, stimuloi dhe intensifikoi marrëdhëniet etno- kulturale midisArbëreshëve dhe shqiptarëve, hapi shkollën stigmatine në Shkodër 1888 dhembante lidhje me Abdyl Frashërin,Thimi Mitko…. Ithtarët e tij duke u nisur se sie kishte filluar jetën, si demokrat liberal revolucionar e kishin përcaktuar:

“Ai u lind si një urë zjarri, dhe vdiq si zjarrfikës “ Si figurë dominantenë politikën italiane për disa dekada, ishte përshëndetur edhe nga GiuseppeVerdi si “Një Pariot i Madh.” Francesco Crispi për origjinen e tij shprehet:“Një Shqiptar në gjak dhe në zemër”.