E hodhi nga ballkoni i shtëpisë, gruaja e dhunuar në Patos, kishte urdhër mbrojtje

38 vjeçarja e dhunuar në banesë dhe e hedhurnga ballkoni në Patos ishte me urdhër mbrojtje nga ish bashkëshorti 47vjeçar.  Gruaja ishte ndarë për shkak tëdhunës së vazhdueshme, dhe kishte tentuar të ndërtonte një jetë të re me dyvajzat e saj.

Ndarja dheurdhëri i mbrojtjes nuk e shpëtuan një 38-vjeçare nga Patosi që të bjerë pre edhunës nga ish-bashkëshorti.

Ajo u dhunua dhe u hodh nga ballkoni i banesës ku jeton me qira prej tre muajsh bashkë me dy vajzat e mitura.

Ngjarja erëndë u shënua në lagjen nr. 1 të qytetit të Patosit, ku gruaja 38-vjeçare potentonte të ndërtonte një jetë të re.

Ajo kishtenisur punë në një fasoneri, siç tregojnë fqinjët.

Sipasburimeve 47-vjecari, Sajmir Rrapollari, në mënyrë të vazhdueshme shkonte pranëbanesës ku jetonte ish-bashkëshortja me dy vajzat.

Ditën engjarjes, çifti mësohet se është përfshirë fillimisht në një debat verbal dhemë pas burri e ka dhunuar e më pas e ka hedhur gruan nga ballkoni.

38-vjeçarjandodhet në spitalin e Fierit nën kujdes mjekësor, pasi ka pësuar fraktura nëtrup dhe ka pësuar politrauma.

Burri u vunë pranga disa orë pas ngjarjes, ndërsa pret që të dalë para gjykatës për masëne sigurisë.