Opozita e bashkuar: Hiqni dorë nga ndryshimet kushtetuese të njëanshme, hajde t'i diskutojmë në këshill
Opozita ebashkuar duket e palëkundur në qëndrimin e saj kundër ndryshimeve kushtetuese më30 korrik.
Nga foltorjae Kuvendit ditën e sotme, kryeministri Rama e bëri të qartëkëtë fakt duke thënë se askush të mos lodhet sepse ndryshimet kushtetuese do tëvotohen.
Opozita përmesnjë deklarate shkruan se Partia Socialiste vijon të mos pyesë për një dakordësimes të gjitha palëve dhe vijon me logjikën e faktit të kryer.
Edhe njëherëata shprehen se ndryshimet kushtetuese minojnë marrëveshjet e 14 janarit dhe të5 qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik.
Opozita e bashkuar i bën thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga ndryshimet e njëanshme dhe të ulen në tryezë e të bisedojnë për këto çështje.
Lexoni edhe: Rama nuk heq dorë: Mos u lodhni kot! 30 korriku nuk lëviz. Edhe Meta do i nënshtrohet ndryshimeve kushtetuese
Lexoni edhe: A mund të hapen 100% listat dhe a pengohen koalicionet? Gjiknuri thërret nesër Këshillin Politik
Deklarata e plotë:
Propozimi i PS përndryshime të njëanshme të Kushtetutës të cilat lidhen me zgjedhjet haptazidhunon Marrëveshjen e 5 Qershorit, si dhe Marrëveshjen Politike të 14 Janarit.Këto ndryshime kushtetutese në veçanti zhbëjnë disa nene të Marrëveshjes së 5Qershorit, përmes të cilave jo vetëmruhen koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brendakoalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurojë me listat eveta të veçanta. Këto ndryshime të njënanshme të PS, ndryshojnë drejtpërdrejtelementë thelbësorë të sistemit zgjedhor me impakt në rezultatin zgjedhor, dhegjithashtu ndryshojnë të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.
Opozita e Bashkuar është shprehur qartë se NUKËSHTË DAKORD me ndryshimet kushtetutese të njëanshme që ju po përpiqeni tëimpononi, përmes një procesi të mbyllur dhe ku keni përjashtuar partitëpolitike të Opozitës, të cilat edhe në zgjedhjet e deformuara të 2017përfaqësojnë gjysmën e votuesve.
Edhe sot në Parlament, Kryeministri Rama ushpreh kundër dialogut dhe pro ndryshimit të njëanshëm kushtetutes, duke equajtur atë çështje të mbyllur. Kjo tregon se përkundër vullnetit të Opozitëssë Bashkuar për të vazhduar dialogun politik mes palëve në mirëbesim nëKëshillin Politik, Partia Socialiste vazhdon të sillet me logjikën e “faktit tëkryer”.
Kjo sjellje nuk është dialog politik, por ekundërta, përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik. Aktet tuajapërbëjnë po kështu dhunim flagrant të Marrëveshjes politike të 14 Janarit dhetë Marrëveshjes së 5 Qershorit. Përmes akteve të njëanshme Partia Socialiste popërpiqet të imponojë rregulla të njëanëshme të garës elektorale.
Është i gënjeshtërt pretendimi juaj se sipasjush: “Ekspertiza e ODIHR-it nuk mund të thirret për amendamentet kushtetuesesepse për to ne nuk kemi asnjë kontestim, për asnjë fjalë, për asnjë presje.Nuk kemi asnjë formulim konkurues, apo alternative”. Opozita e Bashkuar kaparaqitur zyrtarisht në mbledhjen e shkuar të Këshillit Politik kundërshtimimpër ndryshimet e njëanshme kushtetuese të Partisë Socialiste, si dhe kaparaqitur zyrtarisht propozimin e saj, me qëllim gjetjen e konsensusit, që nësekalohet në listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista tëplota 100 % të hapura, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa itakon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes sëmandateve.
Është i gënjeshtërt po ashtu pretendimi juajse kërkesa jonë për hapjen 100% të listave të kandidatëve, me kusht që të mosbëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneveparazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve, është sipas jush: “e adresuar si hapësirëe disponueshme në formulimin e kompromisit të draft-amendamenteve kushtetuesetë cilat ndodhen në procedurën parlamentare. Edhe pretendimi për ruajtjen emedoemos të formulës aktuale të koalicioneve ka marrë një përgjigje në parimnga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojmë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrimnë modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuarlistat e hapura.”.
Propozimijuaj i njëanshëm kushtetutes e bën fakt të kryer:
1. Mundësinë që hapja e listës të jetë vetëmpër 2/3 e saj dhe jo 100 % e listës të jetë detyrimisht e hapur.
2. Heqjen e koalicioneve parazgjedhore sisubjekt zgjedhor, sic janë të garantuara sot në Kushtetutë dhe në KodinZgjedhor, duke ndryshuar në këtë mënyrë edhe formulën e përllogaritjes sëmandateve;
3. Mundësinë për të ndryshuar ndarjenadministrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral.
Heqja nga Kushtetuta e koalicioneveparazgjedhore përbën ndryshim të njëanshëm të rregullave të garës, 8 muajpërpara zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, ju impononi edhe formulën e koalicioneve qëdo të detajojë ligji, sepse ligji nuk mund të jetë në kundërshtim meKushtetutën. Kjo nënkupton që heqja e koalicioneve parazgjedhore si subjektzgjedhor nga Kushtetuta, imponon më pas automatikisht edhe heqjen e tyre sisubjekt zgjedhor nga Kodi Zgjedhor, duke zhbërë në këtë mënyrë disa nene tëMarrëveshjes së 5 Qershorit.
Është e qartë se ju kërkoni të ndryshoni nëmënyrë të njëanshme Kushtetutën, duke ndryshuar elementët bazë të sistemitzgjedhor, që kanë impakt të drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Ky akt injëanshëm shkatërron konsensusin e arritur, sepse bie ndesh me Marrëveshjen e14 Janarit, minon Marrëveshjen e 5 Qershorit, është në kundërshtim meRekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, si dhe zhbën ligjin emiratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.
Sa më sipër, ju rikujtojmë se sa kohë palëtnuk bien dakord, në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjoçështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje në Këshillin Politik dhe palëtpolitike duhet të vijojnë dialogun politik. Marrëveshja politike e 14 Janaritdetyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: “Për çështjet të cilat nuk gjendetdakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare eOSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”.
Për të gjitha sa më lart, ju bëjmë edhenjëherë thirrje të reflektoni dhe të jeni të hapur për të diskutuar bashkërishtdhe në mirëbesim në Këshillin Politik lidhur me këtë cështje, duke hequr dorënga ndryshimi i njënashëm i hartuar dhe miratuar vetëm nga ju pa përfshirjen eOpozitës së Bashkuar. Opozita e Bashkuar ka ofruar një propozim për konsensusmbi këtë çështje, i cili është paraqitur zyrtarisht në mbledhjen e datës 24Korrik dhe mbetet në pritje të shqyrtimit apo propozimeve tuaja eventuale, përtë arritur në një produkt të përbashkët dhe konsensusal, në përputhje medetyrimet e palëve sipas Marrëveshjes së 14 Janarit dhe Marrëveshjes së 5 Qershorit.
Opozita e Bashkuar ka shprehur gatishmërinëpër dialog, ndaj ju ftojmë që edhe Partia Socialiste të heqë dorë nga refuzimii dialogut i deklaruar nga Kryeministri Rama sot në Parlament, të hiqni dorënga aktet e njëanshme dhe të jeni të hapur për dialog, që nesër në mbledhjen erradhës së Këshillit Politik.