Sarandë: Pas nënës, pozitiv me koronavirus foshnja 3-muajshe

Ditën e sotme u regjistrua një tjetër rast me koronavirus në Sarandë.

Ai është një fëmijë 3 muajsh i një 25-vjeçareje në fshatin Mursi.

Nëna rezultoi pozitive vetëm pak ditë më parë ndërsa mbrëmjen e djeshmerezultoi dhe fëmija e saj.

Të dy, nënë e bijë u nisun drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Gjithashtu edhe një efektiv policie që rezultoi pozitiv ditën e djeshme(26 korrik) është nisur drejt Tiranës.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin u shënuan 6 viktima të rejaku në total 144 persona kanë humbur betejën me virusin.

I lartë ishte dhe numri i të infektuarve ku ditën e sotme u shënuan 117 raste të reja nga 500 testime të kryera.

Perditesimi i koronavirusit 27 korrik