Manastirliu te Urgjenca Kombëtare, rriten kapacitetet, më shumë staf e grupe terreni për Covid-19

Stafi iurgjencës kombëtare do të shtoj kapacitete për përballimin e situatës sëkoronavirusit. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se shtimi ikapaciteteve për urgjencën mjekësore do shtojë edhe grupet e shërbimit nëterren. Drejt numrin 127 shkojnë rreth 500 thirrje në ditë nga personat qëshfaqin shenja të ngjashme me coronavirusin.

Urgjenca kombëtare mjekësore do të ketë tashëmnjë stafë të shtuar për të ndihmuar ën përballimin e situatës së pandemisë.

Ministrja Manastirliu, deklaroi se kjo nismëvjen në një kohë kur kërkohet të shtohen grupet e terrenit të cilat do tu vijnënë ndihmë të prekurve më koronavirus që janë të izoluar në banesë.

“Tiranambetet vatër e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndajsituatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumëskuadra mobile për pacientët me COVID-19, pra skuadra të lëvizshme të cilat dotë ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolleve, sipas gradës sësëmundshmërisë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apopër transferimin në spital, sipas protokolleve. Përgjatë vjeshtë-dimrit, do tëdyfishojmë ekipet tona të terrenit. Janë mbi 500 thirrje në ditë janë vetëm përCovid19 në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Nga ana tjetër UrgjencaKombëtare vijon që të japë shërbime edhe për gjithë patologjitë e tjera. Edhekjo falë një pune dhe një organizimi shumë të mirë, të bërë nga ana juaj, megjithë spitalet. Dua të bëj një thirrje për të gjithë qytetarët, për tëkomunikuar me numrin unik 127 kur kanë shenja të sëmundjes sepse e dinë ekipete urgjencës se si duhet të veprohet dhe spitalet ku dërgohen qytetarët si dhepër informacion mbi COVID19, për kontaktet me mjekun e familjes, duhet tëlidhet me numrin falas 0800 40 40. Situata është serioze dhe duhet ta përballimduke zbatuar sistemin e referimit.”

Në numrin 127 telefonojnë rreth 500 qytetarë nëditë të cilët kanë shenjat e coronavirusit, por ndërkohë në numrin unik tëurgjencës mbërrijnë edhe shumë telefonata të tjera të patologjive tëndryshme,  Shërbimi Kombëtar i urgjencëskryen 50 shërbime në ditë  në banesë.