Tavo: Meta gardian i kushtetutës, nëse nuk do kishim një president të tillë do flisnim për diktaturë
Kuvendi i Shqipërise vendosi ditën e sotme (27 korrik), me 78 vota pra, 17 kundër dhe 8 abstenim, për të mos shkarkuar e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Për ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo,komisioni parlamentar që u ngrit për shkarkimin e presidentit ishte qesharak,dhe se Komisioni i dha tre shuplaka qeverisë, pasi Meta nuk kreu asnjë shkeljekushtetuese.
Vangjel Tavo: ''Unë besoj që Komisioni Parlamentar i ngritur për shkarkimin e Presidentit, që në momentin e parë të tij ka qenë qesharak. E morën me shumë vrull idenë e shkarkimin, për të zbatuar porosinë e komitetit qëndror të partisë dhe sekretarit të parë të saj, Ramës. Që në fillim e dinin dhe e kishin të qartë që Meta nuk kishte kryer asnjë shkelje kushtetuese. Këtë e konfirmoi Venecia tre herë, me 3 shuplaka që i dha kësaj qeverie. Meta edhe në dekretin e nxjerrë për shtyerjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk kishte shkelje kushtetuese. Edhe për çështjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku kjo mazhorancë ka bërë tentativat për ta kapur këtë institucion. Edhe për anti-shpifjen, Venecia ka thënë që i vetmi insitucion i cili ka qenë në mbrojtje të kushtetutës është Presidenti i Republikës.''
Në një lidhje përmes Skype për ''Ora News'', Tavo tha se Meta ka qenë njëgardian i kushtetutës dhe i Republikës.
Sipas tij, nëse nuk do të kishim një president të tillë, nuk do të flisnimpër Republikë, por për diktaturë.
Vangjel Tavo: ''Meta ka qenë gardian i kushtetutës, gardian i Republikës. Nëse nuk do të kishim një president të tillë, atëherë sot nuk do të flisnim për republikë por për diktaturë, ku i vetmi institucion që ka mbetur pa u kapur është presidenca dhe Gjykata Kushtetuese. Eleminimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i mirëmenduar nga mazhoranca që në fillim, ku duke e eleminuar, i ka dhënë mundësi kësaj mazhorance që të bëjë akte kushtetuese, por ka mbetur te Presidenti i Republikës, i cili po vazhdon të mbrojë kushtetutën, nga njerëz të papërgjegjshëm.''
Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.