"BOOM" - Mjekja nuk njeh protokollin, i mohon pacientes ilaçin me rimbursim

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora solli këtëtë hënë (27 korrik) denoncimin e një zonje nga Vlora, pensioniste që mjekuspecialist i ka dhënë një rekomandim për marrjen e një ilaçi me rimbursim.

Ajo vuan nga problemet e kockave, por që zonja këtëmedikament prej disa kohësh nuk po e merr dot pasi pengesë bëhet mjekja efamiljes, e cila nuk e zbaton rekomandimin e mjekut specialist, me arsyetiminqë zonjës nuk i takon ta marri këtë lloj medikamenti dhe me rimbursim. 

"Jam një zonjë nga qyteti i Vlorës,marr një rekomandim nga doktoresha pasi kam probleme me kockat. Doktori specialist më thotë do vesh të bësh analizat dhe të jap ilaçin që duhet për ju.Doktorit i çova analizat më dha një recetë ilaçin përkatës , më tha do shkosh tek doktoresha e familjes. Më thotë jeni pensioniste? I them po. Do veni tek doktoresha do merrni një numër thotë që ta merrni ilaçin me rimbursim. Mejku i familjes tha nuk të takon, mjeku specialist tha ty të takon dhe me rimbursim. Gjatë kësaj periudhe nuk jam mjekuar me asnjë lloj ilaci. E kam lënë derisa të sqarohet ky problem".

Gazetarja e "BOOM" pyeti mjekun specialist, MaksimQejvanaj i cili ka dhënë rekomandimin nëse medikamenti Apranax ka kufizim osejo.

Ai shprehet se për këtë medikament nuk ka kufizime dhe semjeku i familjes duhet të jetë i mirëinformuar për këtë pjesë. Gjithashtu mjekuspecialist shprehet se nuk ka as kushte si në rastin e zonjës për të përfituarkëtë medikament.

Gazetarja: Kur bëhet fjalë për rimbursim duhet tëplotësojnë kritere të veçanta pacientët , si fakti i të qenit pensionist apokritere të ngjashme?

Mjeku: Unë e di që nuk ka asnjë lloj kushti.të tërëpacientët e përfitojnë këtë medikament, me rimbursim është i gjithi ai. 100% merimbursim.

Fast 3- Nada Daullja mjekja e familjes nuk njeh protokolline barnave

Bashkë me zonjën, "BOOM" shkoi të takojë edhemjeken e familjes, e cila për hir të së vërtetës nuk njihte protokollin e këtijmedikamneti dhe i thoshte zonjës nuk ta jap se ilaçi ka kufizim, ka pyetur disaherë në telefon dhe në fund sërish nuk ka pranuar që ky bar nuk ka kufizim.

Në një moment denoncuesja mërzitet dhe i thotë se do ta heqëkartelën nga kjo mjeke për ta transferuar diku tjetër dhe doktoresha për tëdalë nga situata thotë, atëherë nuk kam më çfarë shpjegimi të jap.

Gazetarja e "BOOM" gjeti edhe pjesën e protokollittë përdorimit të këtij medikamneti, në të cilin duket qartë që nuk ka kufizim.Gazetarja komunikoi edhe njëherë me mjekun specialist për një rrugë tjetër tëcilën duhet të ndjekë zonja për të marrë sërish ilaçin.

Gazetarja: Çfarë procedure bën pacienti tek mjeku i familjespër ta marrë më pas barin në farmaci?

Mjeku: Procedura është kështu.Ne kemi një recetë qëmarrin në recepsionin tonë, rekomandim për te mjeku specialist nga mjeku ifamiljes dhe nga mjeku specialist përshkruhet diagnoza dhe medikamenti që duhettë marrë i sëmuri dhe këtë pjesë recete, gjysmë recetës, i kalon prapë mjekuttë familjes dhe ai bën një recetë të dytë, tani ato mund ta bëjnë edhe me kode,i bien më shkurt, që shkon tek farmacisti dhe nuk ka asnjë lloj hezitimi,merret drejtpërdrejt.

Gazetarja: Është një diagnozë që e përfiton këtëmedikament.

Mjeku: Besojmë që do ta qetësojmë nëse do ta marriilacin , sepse në fund të fundit ky është dhe qëllimi, ta ndihmojmë zonjën tazgjidhi problemin dhe të filloj mjekimin. Unë mendoj që do ta përfitoj të vejpërsëri tek mjeku specialist me siguri do ta përfitoj. Mund të ketë qenë ndonjëçështje thjesht keqkuptimi ose mungesë informacioni.