Rama në Korçë: Në 23 qershor jo votë sipas teserave, zgjidhni programin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2013, 19:52
Pas një periudhe të gjatë heshtje, kreu i socialistëve ka rikthyer në vëmendje të sulmeve të tij, trupën diplomatike të vendit tonë. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të qytetit të Korçës, Rama e vlerësoi rekrutimin e tyre si shembullin më të keq për rininë shqiptare që arsimohet jashtë, ndërsa garantoi se pas 23 qershorit PS do të vënë në zbatim sistemin e meritokracisë.
“Kontributi i atyre që studiojnë jashtë vecse një thirrje patriotike duhet të jetë një adresim për të fituar nga dijet e tyre. Ata që studiojnë jashtë dhe kanë kapacitete mund të vinë këtu nëse u krijohen kushtet dhe jo thjesht për patriotizëm. Nuk mund të vinë këtu kur shikojnë sesi trupi diplomatik është mbushur me kalamaj, dhëndurë halla dhe teze të atyre që janë në pushtet është shëmbëlltyra e provës se po nuk pate babain dhe tezen e duhur nuk rron dot të marrësh jo atë që të takon, por as për të prodhuar atë që të takon. Duke krijuar sistem meritokratik dhe duke e bazuar tek konkurrenca, besoj se situata mund të ndryshojë”, u shpreh Rama.Krahas shkallës së lartë të analabetizmit funksional, një tjetër problem shqetësues për të rinjtë sipas Ramës është edhe papunësia, madje në raporte të frikshme, ku deklaroi se në 3 të rinj, 2 rezultojnë të papunë.“Problemi i punësimit e të rinjve, plaga me e madhe dhe kryesore që ka Shqipëria dhe pasoja më dramatike e një zhvillimi që nuk ka qenë model i duhur për Shqipërinë dhe një model arsimor që ka filluar tani të na tregojë se cfarë katastrofe është sistemi. Për të prodhuar diploma që në të shumtën e rasteve janë pa vlerë, që nuk i shërben të rinjve të diplomuar. Ne do hapim rrugën e arsimit profesional që ti japim të rinjve, një arsim të drejtë”, tha Rama.Për shmangien e politizimit të shkollave dhe rritjen e eficencës së mësimëdhënies, kreu i PS-së parashtroi edhe programin e PS-së, për rekrutimin e mësuesve.“Rekrutimin e mësuesve, me borde të përbashkëta. Nuk do të zgjidhet asnjë mësues që nuk do marrë votën e prindërve, do përfshijmë prindërit në përzgjedhjen e mësuesve. Shkolla do të ketë me detyrim të informojë familjet për ecurinë e nxënësve, ne do kthejmë shkollën në një qendër komunitare nga bashkëpunimi, mësues, prindër dhe qeveri” tha Rama teka propozoi ngritjen e një salle të posaçme ku të mbahen referate të hapura në Universitete.Garantimi i të drejtave të fëmijëve me ngjyrë, nder për shoqërinë tonëNiko Peleshi është një nga promotorët kryesorë të garantimit të shanseve të barabarta të komunitetit me ngjyrë. Trajtimi i barabartë i tyre dhe integrimi në shoqëri është nder për shoqërinë tonë. Do bëjmë cdo gjë që kemi mundësi, që fëmijët e komunitetit me ngjyrë të trajtohen të denjë dhe të barabartë me gjithë të tjerët.Voto, respekto të shkuarën dhe lufto për të ardhmenNuk është një ditë që ju do përdorni fuqinë kushtetuese që jep ligji, por është një ditë ku ju do të vendosni për veten dhe familjen tuaj. Administrata sot janë robër të pushtetit. Këto gjëra ndodhin vetëm këtu dhe që mos të ndodhë kështu cdo djalë dhe vajzë dueht të përfshihet në këtë fushatë edhe për prindërit e tyre, e për më tepër për ulje të taksave dhe të mos dhunohen nga gjobat. Sot isha në Ambasadën e SHBA se më duhej të marr një vizë, pashë një moto shumë interesante, “voto, respekto të shkuarën dhe lufto për të ardhmen”.Mbështetje të pushtetit vendor për promovimin e talenteve të rinjShyqyr që iki koha kur këngë ti bënte shteti. Duhet të mbështesim më shumë pushtetin vendor, që të mbështesë dhe të promovojë talente të reja. Pastaj ecuria e mëtejshme në art lidhet me komponentë të tjerë, por nuk besoj se lidhet me shtetin.Do jemi aleatë të fuqishëm të familjeve në fshatNe sot jermi në kushtet kur familja e zakonshme shqiptare dridhet kur shkon në pazar për të blerë, dhjetëra mijëra familje rrestohen përpara ushqimoreve për të marrë ushqime me lista, ka ardhur koha të marrësh borxh bukë me feta. Kemi një fshtat shqiptar që nuk prodhon ushqimin e mundur dhe të nevojshëm, është e patolerushme. Një ndër prioritetet tona është rilindja e fshatit, për të rritur prodhimin dhe përmes tyre për të ulur dhe cmimet në tregje. Për të rritur prodhimin duhet të ulim koston e prodhimit. Duhet tu krijojmë kushte familjeve në fshat të prodhojnë më shumë dhe fitojnë më shumë, duhet të krijojmë kushte që të rinjtë në fshat ta shohin të ardhmen e tyre të lidhur me tokën. Do bëhemi aleat besnik të familjeve në fshat. Ne nuk kemi shtet, duhet dhe do ndërtojmë shtet.Sporti në qendër të programit të PS, duke filluar nga klasa e parëNuk është sport që gjithë rinia të lëshohet në loto. Ne do organizojmë jo vetëm klasat sportive , por të gjithë programin, për tu dhënë mundësi vajzave dhe djemve të këtij vendi të gjallërojnë jetën sociale, të gjallërojmë fizikisht rininë tonë, të krijojmë kulturë bashkëjetese. Sporti është dimension shumë i rëndësishëm i një shoqërie demokratike, mungesa e tij është një degradim që duhet të marrë fund. Edhe sporti do jetë në qëndër të vëmendjes sonë duke filluar që nga klasa e parë e shkollës.Nuk jemi kundër rrugëve, PS do ndërtojmë rrugë me shijeUnë nuk jam kundër rrugëve, por problemi është se pse ne nuk kemi asnjë km autostradë të standardeve europiane. Pse në të gjitha rrugët e ndërtuara, superstrada quhen, nuk kemi asnjë rrugë që të fillojë dhe mbarojë me një standard. Të shkosh në Kosovë dhe të kërkosh sa km rrugë ka shtruar shteti ti japin për 5 minuta në dorë, është normale. Këta këtu nuk i kanë, thonë 10 400 km, ne kemi caktuar ekspertët më të mirë dhe janë 1 400. Ato realisht kanë shpenzuar para sa për 10 400. Ne do vazhdojmë ndërtimin e infrastrukturës, por rrugë si këto nuk do bëjmë. Shikoni rrugët e bëra nga Niko këtu në Korcë, është një rrugë e standardeve europiane. Do ndryshojë shija. Do ti bëjmë gjërat me shije. Sesi mund të betonosh bregun e liqenit të Lasgushit, si mund të cash sipërfaqen e shkëmbit për të bërë një rrugë pa asnjë lloj shije? Do bëjmë vepra që edhe po kaloi ndonjë lopë edhe ajo të ndihet mirë.Votimi në 23 qershor jo sipas teserave që keni në xhep, zgjidhni programinSaliu thotë kush nuk ka lekë nuk duhet të sëmuret. Këta e konsiderojnë mall shëndetin, edhe drejtësinë, arsimin. Për ne është një e drejtë e cdokujt, jeton në fshat apo qytet, i bardhë apo me ngjyrë që të marrë shërbimin falas. Që kushton, kushton, por këtu duhet shteti dhe një shoqëri solidare që atë që ska ta marrë përsipër shoqëria. Ata kanë një sistem taksimi që privilegjon të pasurit, është e padrejtë dhe ne do ta ndryshojmë, kush fiton më pak do paguajë më pak. Do ulim taksat për 95% të shqiptarëve. Për këtë arsye ajo copa e letrës ka një vlerë të jashtëzakonshme në 23 qershor, lërini ata që thonë janë të gjithë njësoj. Në votën e 23 qershorit te numri 29 ka disa gjëra shumë kuptimplota dhe të thjeshta, kush ka një rrogë nën 1.5 mln lekë ul taksat, fiton një rrogë më shumë brenda një viti, atëherë si qenka njësoj si të votosh dhe si mos të votosh. Kur e keqja sundon nuk është faji i të këqinjve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë dhe flejnë gjumë. Këto zgjedhje nuk janë për tu nisur nga teserat që ke në xhep, por nga programi. Ne kemi përgjigje për pyetjet që ju nxijnë jetën njerëzve të zakonshëm, nëse i duan këto përgjigje të shkojnë dhe të votojnë. Gjithmonë ndryshimi e gjen mënyrën sesi të shkojë drejt përmbushjes së tij. Në 23 qershor mos shkoni vetëm të votoni, merrni me vete një person që nuk ka votuar. Secili të shkojë në qendrën e votimit me dy vota, se kështu mund të blindojmë votën.
“Kontributi i atyre që studiojnë jashtë vecse një thirrje patriotike duhet të jetë një adresim për të fituar nga dijet e tyre. Ata që studiojnë jashtë dhe kanë kapacitete mund të vinë këtu nëse u krijohen kushtet dhe jo thjesht për patriotizëm. Nuk mund të vinë këtu kur shikojnë sesi trupi diplomatik është mbushur me kalamaj, dhëndurë halla dhe teze të atyre që janë në pushtet është shëmbëlltyra e provës se po nuk pate babain dhe tezen e duhur nuk rron dot të marrësh jo atë që të takon, por as për të prodhuar atë që të takon. Duke krijuar sistem meritokratik dhe duke e bazuar tek konkurrenca, besoj se situata mund të ndryshojë”, u shpreh Rama.Krahas shkallës së lartë të analabetizmit funksional, një tjetër problem shqetësues për të rinjtë sipas Ramës është edhe papunësia, madje në raporte të frikshme, ku deklaroi se në 3 të rinj, 2 rezultojnë të papunë.“Problemi i punësimit e të rinjve, plaga me e madhe dhe kryesore që ka Shqipëria dhe pasoja më dramatike e një zhvillimi që nuk ka qenë model i duhur për Shqipërinë dhe një model arsimor që ka filluar tani të na tregojë se cfarë katastrofe është sistemi. Për të prodhuar diploma që në të shumtën e rasteve janë pa vlerë, që nuk i shërben të rinjve të diplomuar. Ne do hapim rrugën e arsimit profesional që ti japim të rinjve, një arsim të drejtë”, tha Rama.Për shmangien e politizimit të shkollave dhe rritjen e eficencës së mësimëdhënies, kreu i PS-së parashtroi edhe programin e PS-së, për rekrutimin e mësuesve.“Rekrutimin e mësuesve, me borde të përbashkëta. Nuk do të zgjidhet asnjë mësues që nuk do marrë votën e prindërve, do përfshijmë prindërit në përzgjedhjen e mësuesve. Shkolla do të ketë me detyrim të informojë familjet për ecurinë e nxënësve, ne do kthejmë shkollën në një qendër komunitare nga bashkëpunimi, mësues, prindër dhe qeveri” tha Rama teka propozoi ngritjen e një salle të posaçme ku të mbahen referate të hapura në Universitete.Garantimi i të drejtave të fëmijëve me ngjyrë, nder për shoqërinë tonëNiko Peleshi është një nga promotorët kryesorë të garantimit të shanseve të barabarta të komunitetit me ngjyrë. Trajtimi i barabartë i tyre dhe integrimi në shoqëri është nder për shoqërinë tonë. Do bëjmë cdo gjë që kemi mundësi, që fëmijët e komunitetit me ngjyrë të trajtohen të denjë dhe të barabartë me gjithë të tjerët.Voto, respekto të shkuarën dhe lufto për të ardhmenNuk është një ditë që ju do përdorni fuqinë kushtetuese që jep ligji, por është një ditë ku ju do të vendosni për veten dhe familjen tuaj. Administrata sot janë robër të pushtetit. Këto gjëra ndodhin vetëm këtu dhe që mos të ndodhë kështu cdo djalë dhe vajzë dueht të përfshihet në këtë fushatë edhe për prindërit e tyre, e për më tepër për ulje të taksave dhe të mos dhunohen nga gjobat. Sot isha në Ambasadën e SHBA se më duhej të marr një vizë, pashë një moto shumë interesante, “voto, respekto të shkuarën dhe lufto për të ardhmen”.Mbështetje të pushtetit vendor për promovimin e talenteve të rinjShyqyr që iki koha kur këngë ti bënte shteti. Duhet të mbështesim më shumë pushtetin vendor, që të mbështesë dhe të promovojë talente të reja. Pastaj ecuria e mëtejshme në art lidhet me komponentë të tjerë, por nuk besoj se lidhet me shtetin.Do jemi aleatë të fuqishëm të familjeve në fshatNe sot jermi në kushtet kur familja e zakonshme shqiptare dridhet kur shkon në pazar për të blerë, dhjetëra mijëra familje rrestohen përpara ushqimoreve për të marrë ushqime me lista, ka ardhur koha të marrësh borxh bukë me feta. Kemi një fshtat shqiptar që nuk prodhon ushqimin e mundur dhe të nevojshëm, është e patolerushme. Një ndër prioritetet tona është rilindja e fshatit, për të rritur prodhimin dhe përmes tyre për të ulur dhe cmimet në tregje. Për të rritur prodhimin duhet të ulim koston e prodhimit. Duhet tu krijojmë kushte familjeve në fshat të prodhojnë më shumë dhe fitojnë më shumë, duhet të krijojmë kushte që të rinjtë në fshat ta shohin të ardhmen e tyre të lidhur me tokën. Do bëhemi aleat besnik të familjeve në fshat. Ne nuk kemi shtet, duhet dhe do ndërtojmë shtet.Sporti në qendër të programit të PS, duke filluar nga klasa e parëNuk është sport që gjithë rinia të lëshohet në loto. Ne do organizojmë jo vetëm klasat sportive , por të gjithë programin, për tu dhënë mundësi vajzave dhe djemve të këtij vendi të gjallërojnë jetën sociale, të gjallërojmë fizikisht rininë tonë, të krijojmë kulturë bashkëjetese. Sporti është dimension shumë i rëndësishëm i një shoqërie demokratike, mungesa e tij është një degradim që duhet të marrë fund. Edhe sporti do jetë në qëndër të vëmendjes sonë duke filluar që nga klasa e parë e shkollës.Nuk jemi kundër rrugëve, PS do ndërtojmë rrugë me shijeUnë nuk jam kundër rrugëve, por problemi është se pse ne nuk kemi asnjë km autostradë të standardeve europiane. Pse në të gjitha rrugët e ndërtuara, superstrada quhen, nuk kemi asnjë rrugë që të fillojë dhe mbarojë me një standard. Të shkosh në Kosovë dhe të kërkosh sa km rrugë ka shtruar shteti ti japin për 5 minuta në dorë, është normale. Këta këtu nuk i kanë, thonë 10 400 km, ne kemi caktuar ekspertët më të mirë dhe janë 1 400. Ato realisht kanë shpenzuar para sa për 10 400. Ne do vazhdojmë ndërtimin e infrastrukturës, por rrugë si këto nuk do bëjmë. Shikoni rrugët e bëra nga Niko këtu në Korcë, është një rrugë e standardeve europiane. Do ndryshojë shija. Do ti bëjmë gjërat me shije. Sesi mund të betonosh bregun e liqenit të Lasgushit, si mund të cash sipërfaqen e shkëmbit për të bërë një rrugë pa asnjë lloj shije? Do bëjmë vepra që edhe po kaloi ndonjë lopë edhe ajo të ndihet mirë.Votimi në 23 qershor jo sipas teserave që keni në xhep, zgjidhni programinSaliu thotë kush nuk ka lekë nuk duhet të sëmuret. Këta e konsiderojnë mall shëndetin, edhe drejtësinë, arsimin. Për ne është një e drejtë e cdokujt, jeton në fshat apo qytet, i bardhë apo me ngjyrë që të marrë shërbimin falas. Që kushton, kushton, por këtu duhet shteti dhe një shoqëri solidare që atë që ska ta marrë përsipër shoqëria. Ata kanë një sistem taksimi që privilegjon të pasurit, është e padrejtë dhe ne do ta ndryshojmë, kush fiton më pak do paguajë më pak. Do ulim taksat për 95% të shqiptarëve. Për këtë arsye ajo copa e letrës ka një vlerë të jashtëzakonshme në 23 qershor, lërini ata që thonë janë të gjithë njësoj. Në votën e 23 qershorit te numri 29 ka disa gjëra shumë kuptimplota dhe të thjeshta, kush ka një rrogë nën 1.5 mln lekë ul taksat, fiton një rrogë më shumë brenda një viti, atëherë si qenka njësoj si të votosh dhe si mos të votosh. Kur e keqja sundon nuk është faji i të këqinjve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë dhe flejnë gjumë. Këto zgjedhje nuk janë për tu nisur nga teserat që ke në xhep, por nga programi. Ne kemi përgjigje për pyetjet që ju nxijnë jetën njerëzve të zakonshëm, nëse i duan këto përgjigje të shkojnë dhe të votojnë. Gjithmonë ndryshimi e gjen mënyrën sesi të shkojë drejt përmbushjes së tij. Në 23 qershor mos shkoni vetëm të votoni, merrni me vete një person që nuk ka votuar. Secili të shkojë në qendrën e votimit me dy vota, se kështu mund të blindojmë votën.Në mbrëmje kreu i PS është ndalur në qytetin e Pogradecit ku ka preznatuar kandidatët e PS për këtë rreth, ndërsa tha se tashmë ka filluar të ndihet fitorja e së majtës në cdo qytet e fshat të vendit. Rama ka ftuar qytetarët të votojnë numrin 29 në respekt të së shkuarës dhe për rilindjen e së ardhmes së vendit.