Debati në KQZ për listat zgjedhore, PS: Po manipuloni. KQZ: Proçesi është transparent
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2013, 18:15
Debate të forta mes përfaqësuesve ligjor të partive politike pas rapotitt të audituesve për listat e zgjedhësve.Përfaqësuesi i PS, Genci Gjoncaj, ka akuzuar Ministrinë e Brendshme dhe Partine Demokratike që nuk i ka pastruar listat nga dublikimet duke përgatitur situatën për manipulime zgjedhjeve.Ne këtë pikë kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi, ka ftuar përfaqësine e PS të mos flasë politikisht, por teknikisht për këtë proçes.Përballë kësaj situate përfaqësuesi i PD, Njazi Kosovrasti, ka siguruar se këto janë listat më të mira që ka patur ndonjë herë Shqipëria dhe se rastet për dushim të dublikimeve janë pak më shumë se 1 mijë në 5506 qendra votimi.Ky ishte raporti i fundit i audituesve në KQZ për situatën në listat e zgjedhësve.