Studim fizibiliteti i basenit të Drinit, Mediu memorandum mirëkuptimi me homologët

Për të mirëmenaxhuar basenin e lumit Drin duke marrë masat që të mos përsëriten përmbytjet si në 2010 apo në 2013, ekspertë shqiptar dhe anglezë do të bëjnë një studim fizibilitetit të basenit të Drinit.Po ashtu edhe në menaxhimin e ujërave të këtij lumit, kërkohen një sërë masash. Për këtë arsye, Ministria e Mjedisit nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me homologët në rajon.Gjithashtu Ministri Mediu tha se hapa të rëndësishëm ligjor dhe konkret janë marrë në menaxhimin e integruar të burimeve ujore.Gjatë diskutimeve me homologë të rajoni, Ministri Mediu kërkoi gjetjen e nje kompromisi te perbashket per zhvllimin e qendrueshem dhe te integruar te basenit te Drinit, por ne te njejten kohe edhe ne perputhjen e politikave qe ne hartojme me Direktiven Kuader te Ujit te BE-se.