Shmangia e rreziqeve natyrore, Shqipëria bëhet pjesë e “ADRIARadNet”

Ngrihet rrjeti i shërbimit hidro-metereologjik Adriatik Radar Network i cili do të bëjë të mundur parashikimet e nevojshme hidro-meterologjike mbi bazën e të cilit do të merren vendimet për mbrojtjen civile në vendin tonë.Në kuadër të këtij projekti vendi ynë futet kështu në sistemin e shkëmbimit të informacionit me partnerët rajonalë për parashikimin në kohë reale të kushteve hidro-metereologjike. Drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile, Alfred Olli, e vlerësoi këtë projekt si mjaft të dobishëm për vendin tonë.Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Brendshme, është një hap drejt instalimit të radarëve me kosto të ulët dhe do të ndihmojë në parashikimet dhe parandalimet e rreziqeve natyrore të atmosferës duke e bërë më efikase mbrojtjen e jetës së njerëzve.