Votimi i tre ligjeve, Meta: Urojmë që Berisha të mos bëhet pishman deri të enjten
Kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri në seancën parlamentare të së enjtes, lideri i LSI-së Ilir Meta ka lëshuar lutjen e parë për shmnagien e ndonjë surprize të minutave të fundit nga Kryeministri i vendit për mosvotimin e tre ligjeve për statusin. E ndërsa kreu i mazhorancës duket se është i vendosur për mos u përballur me liderin e opozitës në një debat televiziv, edhe zoti Meta “refuzon” të zëvendësojë aleatin e tij në një të tillë përballje.“Kanë katër vjet që e kanë lënë këtë debat për ta zhvilluar, Kryeministri ta cojë përpara atë me Ramën, unë këtu jam, i gatshëm edhe për debate. Berisha është me rëndësi të kuptojë që mos të ndërrojë mendje deri të enjten për tre ligjet, të tjerat janë cështje sekondare” tha ai.Këtë deklaratë Meta e bëri pas takimit që pati me Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, ku sipas tij në qendër të diskutime ka qenë ngërci i krijuar në KQZ dhe miratimi i tre ligjeve për integrimin.“Shprehëm kënaqësinë për mundësinë e miratimit të tre ligjeve ditën e enjte në kuvendin e Shqipërisë, si një akt i përgjegjësisë së forcave politike në vend, që përkrahet fuqimisht nga SHBA. Kemi marrë dhe përgëzimet për insistimet e vazhdueshme dhe qëndrimin kontruktiv të LSI për gjetjen e konsensusit për votimin e ligjeve.Gjatë takimit me Moore u diskutua edhe lidhur me cështjen e KQZ, bëra të qartë interesin tonë që të vendoset besimi, konsensusi dhe integriteti i KQZ. Por në cdo rast kam shprehur vendosmërinë tonë për të marrë pjesë në të gjitha proceset e tjera të administrimit të zgjedhjeve”përfundoi Meta.