Berisha takon transportuesit, lum ankesash për tarifat e taksat doganore
Shoqata e Transportuesve i kërkon kryeministrit Sali Berisha ulje të taksave dhe tarifave doganore, të cilat ata i konsiderojnë ndër më të lartat në rajon. Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar në ambientet e terminalit të pasagjerëve të portit të Durrësit, transportuesit e kanë venë gishtin në plagë, duke evidentuar problemet me të cilat përballen.
Nga ana e tij kryeministri Berisha garantoi shoqatën e transportuesve se problemet që ata shtrojnë janë të gjitha të zgjidhshme. Ai tha se qeveria që drejton do të marrë të gjitha masat për zgjidhjen e këtyre problemeve. Duke u ndalur te çështja e tarifave doganore, nga një kompani private, Berisha tha se qeveria e tij kurrë nuk të përcaktojë çmime fikse, por do të vendosë rregulla të forta në mënyrë që çmimet të jetë në kontrolluara.
Kryeministri ka kujtuar se gjatë qeverisjes së tij ky sektor është shndërruar në një promotor zhvillimi, por edhe qeveria ka bërë shumë përpjekje për kushte më të mira.
“Nga viti 2006 në vitin 2012, sektori i eksporteve është rritur rreth 3 herë. Më të mëdha se eksportet janë importet dhe më të mëdha se eksportet dhe importet, janë transportet e brendëshme. Ky sektor është shndërruar në promotor zhvillimi. Me masat që ka marrë qeveria ju lëvizni në kushte më të mira se vite më parë, në një Port me kapacitete dhe shërbime krejt të ndryshme dhe më të mira se më parë. Këto rritjë janë një sfidë e madhe , për ju për qeverinë dhe për vendin”,u shpreh kryeministri.Sipas kryeministrit, qeveria është e vendosur për mbështetjen e tyre, brenda të gjitha mundësive të saj.“Ne përpiqemi të lehtësojmë barrën burokratike, qeveria është e vetëdijshme për vështirësitë të gjeni në ndonjë vend mik”- tha Berisha.Përfaqësues të shoqates kanë ngritur shqetësimin e taksave, në mënyrë të veçantë me Italinë, për të cilat kanë thënë se janë që prej viteve ’90 dhe megjithë ndërhyrjet apo përpjekjet e bëra nuk kanë gjetur zgjidhje.Një tjetër problem ka qenë tarifa e parkimit në doganën e re, që sipas tyre është e shtrenjtë. Për këtë, problem kryeministri Berisha ka garantuar se do të ndërhyhet për të arritur një zgjidhje në favor të transportuesve.Gjatë bashkëbisedimit Berisha akuzoi kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako se ka aplikuar në këtë qytet taksat më të larta për biznesin e vogël."Durrësi është qyteti ku biznesi i vogël ka taksat më të larta në të gjithë vendin. Këshilli Bashkiak i Durrësit ka çuar dosjen në Prokurori për Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjel Dako, pasi ai në kundërshtim me ligjin vendosi tarifat e taksat ndër më të lartat për biznesin".Sipas Berishës, në çdo vend të lirë taksa është atribut i parlamentit qendror dhe për lokalet është atribut i parlamentit lokal.Kryeministri Berisha nuk ka lënë pa përmendur dhe kreun e Partisë Socialiste dhe filozofinë e tij të rritjes së taksave."E shihni shokun Rama që vrapon poshtë e përpjetë e thotë se do të ulë taksat. Këta janë filozofia e rritjes së taksave. Këtu në Durrës për biznesin e vogël janë taksat më të larta që ekzistojnë, pra ajo që bën ai është një hile shumë e ligë, pasi ti duhet të tatosh mbi bazën e të ardhurave dhe xhirove".Në fund të bizedës së tij përfundim, kryeministri duke e konsideruar këtë sector si një sektor jetik ka nënvijëzuar se problemet e transportuesve ishin probleme të karakterit burokratik,dhe ka premtuar zgjidhjen e tyre.“Kërkesat tuaja janë të gjitha probleme burokratike, e padrejtësisë që ju pengon në punën tuaj,vuani nga pabarazitë e pamerituara, janë probleme të zgjidhshme do jenë çështje të axhendës së qeverisë”, premtoi kryeministri Berisha.