Pollo në Berat: Po nuk i votoi Rama ligjet e statusit, do t'i votojë populli me referendum
Ministri i Inovacionit dhe TIK, njëkohësisht kryesuesi i listës së PD-së në qarkun e Beratit, Genc Pollo, ka zhvilluar një takim me mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në komunën Sinjë dhe në lagjen Kala të Beratit, i shoqëruar edhe nga deputeti tjetër i PD-së, z. Lefter Maliqi.Në këtë takim Ministri Pollo ka thënë se ndërtimi i Unazës së Shpiragut është tashmë një premtim i realizuar.Në lidhje me seancën plenare të Kuvendit që do të mblidhet këtë të enjte Ministri Pollo deklaroi se "po nuk i votoi Rama ligjet e statusit, do t'i votoje populli me referendum”.Në lidhje me nismat e qeverisë për bujqësinë dhe fshatin Ministri Pollo tha se 4000 fermere kane perfituar nga subvencionet e Qeverise dhe 8000 fermere te tjere do te perfitojne 4 vitet e ardhshme.