Berisha akuza Ramës nga Shkodra: Mandati i tretë vepër juaja, do marrim 8 deputetë
Kryeministri Sali Berisha e ka përmbyllur axhendën e tij intensive të takimeve në qarkun e Shkodrës me një miting madhështor në qendër të qytetit, ku dhe prezantoi skuadrën e selisë blu për këtë qark. Nga bastioni historik i së djathtës, shefi i qeverisë ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të rivalit të tij politik, ndaj të cilit në mënyrë të përsëritur drejtoi një pyetje: Je i sëmurë psiqik apo biri i të atit?
“Cfarë ndodh në kampin tjetër? Në kampin tjetër po shëtit në rrugët e Shqipërisë në bunkerine tij mavi. Zoti. Rama nga Shkodra meriton përgjigjen e cdo shqiptari. Të krahasosh Sami Frashërin, Anton Zako Çajupin, Naim Frashërin me bandën e neobllokmenëve të rij me autobusin mavi ke fyer cdo shqiptar. Në autobusin tënd, bunkerin tënd shëtit ligësia ndaj cdo qyetari shqiptar, ligësia ndaj cdo fëmijë, të riu, cdo gruaje cdo burri që ti duke përdorur pushtetin e tyre ju bllokove statusin për të zbatuar testamentin e babës tënd. Nuk të vjen mirë kur unë të përmend aktet mizore të etërve të tu. U thua qytetarëve, se NATO-ja është natë, je i sëmurë psiqik, apo i biri i të atit. Kur t’i u thua sot 40 mijë mësuesve se janë injorante, je i sëmurë psiqik, apo i biri i të atit që urren njerëzit e lirë. Nga Shkodra të pyes kur ti, nga bunkeri yt ke zemër ti quash nxënësit dele që hynë në klasë, je i sëmurë apo i biri të atit.Për të gjitha këto, vijoi kryeministri, Shkodra dhe e gjithë Shqipëria kërkon përgjigje të fortë.Shqipërinë ti e sheh me syze të zeza të etërve të tu që kërkon ti rilindësh me Vaterlonë, me të do të përgjigjemi me 23 qershor” deklaroi Kryeministri.Lideri i mazhorancës ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve shkodranë për të firmosur me votën e tyre fitoren e mandatit të tretë, duke u shprehur i sigurtë për marrjen e 8 deputetëve në këtë qark.
“Qytetarë të Shkodrës mandati i tretë duhet të jetë vepër juaja, 8 mandate vetëm këtu për zhvillimin e Shqipërisë” theksoi ai.Kryetari i PD mbështetjen nuk e ka kërkuar në ajër, pasi është treguar bujar edhe në premtimet për katër vitetet e ardhshme për këtë qytet.“Në çdo lagje, në çdo fshat, ne do të ndërtojmë infrastrukturë moderne evropiane. Shkodra do të ketë autostradën me 4 korsi, që lidhet me Tiranën. Do ketë të përfunduar By-Pass-in, rindërtimin e stadiumit dhe Vllaznia në krye. Stadiumin e ri të lojrave me dorë, rindërtimin e plotë të Teatrit, fototekës Marubi dhe Muzeun” premtoi Berisha.Berisha premtoi edhe njëherë se në katër vitet që vijnë do të bëhet gjithçka për të liberalizuar vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ndërkaq kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila kryeson edhe listën e kandidatëve për deputetë në Shkodër, tha se në këto 8 vite Shkodra e lënë pas dore, ka rilindur.Topalli akuzoi kreun e opozitës, Edi Rama, se nuk njeh asgjë nga Shkodra dhe shkodranët, pasi ne jemi njerëz të lirë dhe të vërtetë.Ajo ftoi shkodranët që kur të votojnë numrin 44 dhe emrin e Sali Berishës, duhet të dinë se qeveria ka ndërtuar 900 km rrugë në këtë qark.QARKU SHKODER1.JOZEFINA TOPALLI2. HELIDON BUSHATI3.VOLTANA ADEMI4.NARD NDOKA5.GJOVALIN BZHETA6.NDUE PALUCA7.BARDH SPAHIA8.GJOK ULDEDAJ