Reagon Spitali Amerikan: Nuk kemi fshehur të ardhurat e fitimet

Pak ditë më parë, Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve shprehu shqetësimin se spitalet private po fshehin fitimet reale të aktivitetit të tyre duke paguar më pak taksa sesa iu takon. Madje kjo xhiro vjetore shkonte deri nën 2 milion lekë.Drejtori i përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, në një reagim tha se do të mbështesë cdo nismë te drejtorisë së përgjithshme të tatimeve për të bërë publike fitimet e institucioneve shëndetësore.Dr Allajbeu tha se Spitali Amerikan është taksapaguesi më i rregullt dhe vepron në transparencë të plotë, në kohën kur spitale të tjera private apo klinika punojnë në kushtet të papërshtatshme, mes rrezatimeve dhe mbetjeve spitalore.Spitalet thotë drejtori Allajbeu duhet të jenë taksapagues të rregullt dhe deklarimet e fitimeve të tyre duhet të jenë reale sepse bëhet fjalë për jetën e pacientëve.Duke deklaruar transparencën e Spitalit Amerikan të deklarimit të xhiros, Allajbeu tha se Ministria e Shëndetësisë shihet gjithashtu si partneri kryesor dhe institucioni që është përgjegjës për të parë se në çfarë parametrash ofrohen shërbimet nga spitalet, klinikat apo laboratoret privatë.