Fushata, Totozani: Qytetarët kanë frikë të denoncojnë: Monitorim në Komuna, Bashki e shkolla
Avokati i Popullit po sheh mundësinë e ngritjes së një grupi pune që do të kryejë kontrolle dhe monitorime sponatane në komuna, bashki, adminstrate dhe institucione arsimore për të parë nga afër nëse ka raste kur partitë politike bëjnë presione për lënien e zyrës për të dale në miting.Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka arritur në një përfundim nëse administrata publike përdoret ose jo në miting. Kjo sepse punonjësit në administrata nuk kanë drejtuar asnjë ankesë nga frika e humbjes së vendit të punës dhe insitucioni i Avokatit të Popullit nuk proçedon dot me verifikime pa patur më parë një ankesë qytetare.Përdorimi i fëmijëve në fushatë është një tjetër cështje delikate pasi më parë edhe nga koalicioni i vëshguesve vendor u pa si fenomen mjaft i përhapur dhe i dëmshëm. Avokati i Popullit, Igli Totozani, tha se fëmijët duhet të lihen në bankat e shkollës, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e hartimit të një rekomandimi për Ministrinë e Arsimit.Avokati Totozani tha se të drejtat e njeriut janë pika kyce në të cilën funksionon ky institucion dhe në kohën kur fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht dhe situata është e ndezur, një zyrtar duhet të jetë në zyrë për ti shërbyer qytetarit dhe një nxënës duhet të jetë në shkollë, larg thirrjeve të politikanëve.