Rama, në Forumin “Perspektiva ekonomike”: Kur njerëzit duan bukë dhe punë nuk u thuhet NATO
Edi Rama ka shpalosur vizionin e Partisë Socialiste për zhvillimin ekononik të vendit. I pranishëm në forumin “Perspektiva ekonomike 2013-2017”, Rama e vuri theksin te dy pika kryesore për ndryshimin e gjendjes ekonomike: Ndërtimi i një marrëdhënieje të re mes shtetit dhe biznesit dhe bashkëpunimi rajonal.“Kriza e vendeve fqinjë ka ndikuar mbi Shqipërinë, qoftë nga ardhja e emigrantëve të cilët janë kthyer dhe nuk kanë gjetur kushtet e përshtashme për punësim ose në formën e rrënies së të ardhurave në vendet nga ata vijnë. Ky është një një transformim që po pëson bota dhe ku ne duhet të integrohemi.Është një sfidë e madhe të riorganizosh mjedisin për të rimëkëmbur sipërmarrjen. Çdo krizë ëshët një mundësi, një shanc dhe një rrugëdalje e re dhe ne duhet ta shohim sit ë tillë dhe besoj se do tja dalim. Do të jemin të detyruar të shohim përtej modelit ekonomik të ndjekur deri më sot. Ky model nuk prodhon energji të reja dhe as stabilitet ekonomik dhe financiar”, u shpreh Rama.Rama më pas ka folur edhe në lidhje me fushat e ekonomisë të cilat sipas koalicionit të majtë do të jenë forcë kryesore për rritjen ekonomike në planin afatmesëm dhe planin afatgjatë duke u shprehur:“Ne jemi të detyruar të shohim përtej modelit të ndjekur deri më sot. Ky model ka shteruar. Nuk prodhon dot me as energji të reja, por as stabilitet ekonomik dhe financiar. Ne besojmë që një hapësirë e pashfrytëzuar është hapësira rurale e vendit. Një plan i mirëkonceptuar për një zhvillim modern rural, do të na jepte mudnësinë që të ndërtonim një nga shtyllat e ekonomisë. Një ekonomi prodhuese është një tjetër shtyllë që ne duam të ndërtojmë për të mbështetur maksimalisht shtimin e investimeve dhe për ta shoqëruar këtë me kualifikimin e krahut të punës. Së treti, sigurisht që Shqipëria mund të bëjë shumë edhe në drejtim te shërbimeve. Turizmi mbetet një nga shërbimet kryesore, por një turizëm i konceptuar krejt ndryshe nga sa është konceptuar deri më sot”, tha kryesocialisti Rama.Ndërsa për mënyrën me të cilën do të ndikojë Partia Socialiste në rritjen e ekonomisë në plani afatmesëm kreu i selisë rozë tha:“Ka dy anë kjo medalje. Njëra është si do të strukturojmë rrugëdaljen nga kriza e ekonomisë familjare shqiptare. Dhe rrugëdaljen nga kriza e ekonomisë kombëtare. Ne besojmë që ka një problematikë shumë më komplekse se sa ajo e sistemit fiskal, për të hapur rrugën e zhvillimit. Eshtë një problematikë që lidhet me shtetin, me mosfunksionimin e administratës, mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, moszgjidhjen e çështjes së pronës, me moskualifikimin e krahut të punës dhe me mungesën, ndoshta kjo është e para për nga rëndësia, mungesën e lirisë së konkurrencës dhe ekzistencën e një nyjeje shumë shtrënguese për ekonominë që lidhet me klientelën e pushtetit. Mungesa e marrëdhënieve normale kontraktuale mes shtetit dhe sipërmarrjes, borxhet e mëdha të akumuluara për shkak të mungesës së seriozitetit nga shteti, përbëjnë një kompleksitetit që duhet adresuar me shumë forcë që në fillim, për të krijuar një marrëdhënie të re mes shtetit dhe sipërmarrjes”, tha Rama.