Berisha në forumin ekonomik: Ne jemi forcë politike që besojmë në taksat e ulta

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në forumin ekonomik të Tiranës me temë: “Modeli i ri i zhvillimit të Shqipërisë”.Në fjalën e tij në këtë forum, kryeministri Berisha ka falenderuar përfaqëuesit e kompanive pjesmarrëse dhe e ka cilësuar vendin tonë si një vend me potenciale të mëdha në rajon.“Shqipëria ka shumë potenciale për të shfrytëzuar dhe një pozicion të shkëlqyer natyror. Shqipëria është një gadishull shumë premtues me rezervat e tij të mëdha. Ballkani do të jetë një nga rajonet me rritjet më të mëdha ”, u shpreh Berisha.Më pas shefi i qeverisë duke u ndaluar më tepër tek energjitika u shpreh se kanë qënë vitet më të mira për Shqipërinë në energjitikë.“ Këto kanë qënë vite krize për ekonominë, por në Shqipëri në fushën e energjitikës kanë qënë vitet më të mira në histori. Qeveria shqiptare ka firmosur me shumë vende të ndryshme 127 kontrata për ndëertimin e  363 hidrocentraleve nga 443 që janë për tu ndërtuar, të nivelit të mesëm e të madh. Nga 363 me të cilët është firmosur, 53 kanë përfunduar, dhjetra të tjerë janë afër përfundimit e në ndërtim e sipër. Këto ditë filloi punimet investimi më i madh ai i kaskadës së Devollit. Së shpejti kaskada e Fanit”, tha kryeministri.Më pas kryeninistri Berisha u shpreh:  “Vendosëm regjim fiskal të drejtë, hoqëm taksën e celikut dhe cimentos për HEC. Paketa e lehtësirave fiskale nuk është e fundit, 4 vitet që vijnë qeveria do jetë shumë më aktive në partneritetin publik-privat. Ne jemi forcë politike që besojmë në taksat e ulëta, qendrojmë të vendosur në platformën tonë. Shqipëria është një vend për tu konsideruar seriozisht për naftën”.