Fëmijët me aftësi ndryshe çelin ekspozitën, mesazhi: Përfshirja në komunitet

Çelet ekspozita me punimet artistike të punuara nga fëmijët me aftësi ndryshe. Veprat e paraqitura nga këta fëmijë u frymëzuan nga një prej projekteve fituese të programit "Bota e ndryshimit" të Fondacionit Vodafone Albania.Të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishin edhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Eugen Wolfarth si dhe ai britanik Nicholas Cannon.Për më shumë se 6 muaj këta fëmijë kanë ndjekur kurse arti për të paraqitur në këto vepra botën e tyre shpirtërore, kreativitetin dhe talentin që mbartin, duke çuar mesazhin e qartë për të qënë plotësisht të përfshhirë në jetën në komunitet.Ekspozita e cila ngriti siparin në Muzeun Kombëtar do të qëndrojë e hapur 2 ditë për të gjithë vizitorët.