Meta prezanton kandidatët në Lezhë: Me 23 do ti japim fund epokës së krizave
“Është një kohë krizë sigurie për jetën, krizë politike dhe institucionale qeverisëse, krizë besimi që ka mbërthyer qeverinë tonë. Kjo krizë ka lënë mijëra familje në mëshirë të fatit, nuk po kursen humbjen e mijëra vendeve të punës. Sot të gjithë e dinë se janë rritur cmimet jo thjesht për produktet e luksit, por edhe për elementet më jetikë për të përballuar jetesën”, tha ai.Punësimin ka përcaktuar si kryeaxhendë të partisë së tij zoti. Meta, ku garantoi lezhjanët se LSI do të bëjë gjithcka që ta shndërrojë post 23 qershorin si fushatë për të vënë në punë të gjithë Shqipërinë.“Papunësia është problemi më i madh, mijëra shqiptarë humbasin vendin e punës, qindra biznese mbyllin aktivitetet e tyre, shitjet e bizneseve po bien në mënyrë drastike, nga ana tjetër janë qindra milionë euro që qeveria u ka borxh bizneseve për punët publike. Ndërkohë që fushat tuaja përbyten vazhdimisht, fermerët mbjellin tre herë dhe nuk korrin asnjëherë. Cdo ditë mijëra studentë e gjejnë veten në udhëkryq, ndaj ende shumë prejt tyre vazhdojnë të shpresojnë si para 20 vitesh, duke e parë shpëtimin e vetëm jashtë vendit. Por rinia është shpresa jonë dhe potenciali më i mirë. Ne angazhohemi për të pasur një rini aktive, ku diploma dhe profesioni të gjejnë vendin e punës. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithcka në interes të punësimit. Ne zotohemi se në 24 qershor do të angazhohemi për të vënë të gjithë Shqipërinë në punë. Vetëm kështu do arrijmë të ndërtojmë një ekonomi të sigurtë familjare dhe një ekonomi të qëndrueshme dhe konkuruese kombëtare.Punësimi është kryefjala e axhendës sonë politike dhe ekonomike. Plani ynë i punësimit është një plan konkret dhe afatgjatë dhe i përqëndruar në sektorët kryesorë” deklaroi Meta.Duke u ndalur konkretisht në qarkun e Lezhës, Meta u premtoi banorëve zhvillimin e portit të Shëngjit, ndërtimin e një flote detare për ta kthyer peshkimin në një industri të mirëfilltë dhe bazë të fuqishme eksporti si dhe ndërtimin e një parku industrial.“Qarku i Lezhës ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit. Angazhohemi për të zhvilluar resorte turistike të standarteve europiane, në Shëngjin, Tale dhe Patos. Kam vizituar disa fabrika të përpunimit të peshkut, pjesa më e madhe e tyre importojnë lëndën e parë për shkak të mungesës së investimeve për një flotë peshkimi. Ne kemi nevojë ta kthejmë në një industri të mirëfilltë, për të qenë bazë e fuqishme e eksporteve tona. Angazhohemi për ta mbështetur dhe financuar me grante ndërtimin e një flote të mirëfilltë detare. Ekonomia shqiptare ka nevojë të jetë edhe një ekonomi shërbimesh përvecse prodhuese. LSI ka qenë dhe do mbetet promotor i biznese të reja, do të fokusohet në biznesin fason, parqet insustriale, industrinë tekstile. Angazhohemi për një paketë fiskale one-stop-shop për investitorët vendas dhe të huaj. Brenda dy viteve do ta bëjmë realitet parkun industrial, duke thyer cdo barrier dhe pengesë në mënyrë që cdo i ri dhe e re në Lezhë të ketë mundësi të punësohet këtu. Një tjetër neglizhencë e qeverisë është porti i Shengjinit, do ta kthejmë në një port të vërtetë bashkëpunimi , do bëjmë gjithcka që përmes bashkëpunimit me investitorë të huaj të kthehet në lokomotikë të zhvillimit të ekonomisë sonë” tha më tej kreu i LSI.Ndërkaq bashkëshortja e kreut të LSI, njëherësh kryetare e LGI, e cila kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Lezhë, Monika Kryemadhi ftoi Lezhën, Mirditën dhe Kurbinin që të votojnë LSI me 23 qershor për një të ardhme më të mirë për ta dhe familjet e tyre.
"Në këto kohë që kam qëndruar me ju, kam kuptuar nga shtrëngimet e duarve në çdo takim, në çdo derë që më keni hapur, që ju jeni njerëz të besës, dhe unë sot dua t’ju jap besën time, që mandati ynë në Kuvend do të zgjidhë probleme që nuk janë zgjidhur në 23 vjet. Që banorët e Torovicës të mos e mbjellin tre herë tokën dhe të mos e korrin dot një herë nga përmbytjet, që banorët e Balldrenit të mos ju mungojë uji i pijshëm në 23 vite demokraci, kur ne jemi në epokën e internetit, të mos mungojë energjia elektrike, që të mos mungojë shërbimi shëndetësor, që të mos kemi mungesë të dritave dhe të ujit që nuk janë luks, por janë gjërat më elementare që klasa politike duhet të kujtojë dhe ka detyrim për qytetarët e saj dhe për njerëzit që i kanë dhënë votën për 23 vjet. Ju premtoj sot nga ky shesh entuziast që do të bëjmë një zgjidhje të shpejtë për sa i përket bujqësisë, që këto toka të begata të sjellin zhvillim jo për Lezhën, por për të gjithë Shqipërinë. Unë ju falënderoj sinqerisht nga zemra. Vota në 23 qershor tek numri 26 është vota për lezhjanët, për kurbinasit, dhe për të gjithë mirditorët, është vota për të ardhmen e kësaj rinie të mrekullueshme" tha ajo.
QARKU LEZHE1.MONIKA KRYEMADHI2.PETRIT GJONI3.GJOK BUNA4.BIB GJOMARKAJ5.EDMOND PIROLI6.ERISI ZAIMI7.PRENDA SEJDIA