Zaganjori pret Mooren, vlerësohet bashkëpunimi në funksion të konsolidimit të drejtësisë
Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori është takuar sot me Z. Jonathan Moore, Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Lindore pranë Departamentit Amerikan të Shtetit shoqëruar nga Michael Vaccaro, Drejtor i OPDAT në Shqipëri.Z. Moore i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, ka falenderuar Kryetarin e Gjykatës së Lartë për pritjen duke i uruar njëkohësisht suksese në detyrën e tij të re.Edhe pse qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri ka të bëjë me procesin zgjedhor, Z. Moore ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet organeve të pushtetit gjyqësori në Shqipëri dhe ekspertëve amerikanë të USAID, OPDAT dhe JUST.Sipas tij, vazhdimësia e këtij bashkëpunimi do të sillte konsolidim të mëtejshëm të shtetit të së drejtës, me qëllim që publiku të fitojë besimin maksimal tek organet e drejtësisë dhe funksionimi normal i institucioneve.Nga ana tjetër Kryetari i Gjykatës së Lartë vlerësoi maksimalisht mbështetjen e pakursyer të Qeverisë Amerikane, në ndihmë të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe ndihmën e dhënë përmes projekteve të ndryshme në fushën e drejtësisë, e veçanërisht Gjykatës së Lartë.Në këtë kuadër, Z. Zaganjori kërkoi që ky bashkëpunim të konsolidohet e forcohet edhe më tej, duke theksuar se është e rëndësishme të ndërrmerren hapa pozitive me qëllim mirëadministrimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri duke punuar përkrah partnerëve të rëndësishëm amerikanë dhe evropianë.